Home / Sport / FIFA gjobit Spanjën dhe Holandën për sjelljen në finale

FIFA gjobit Spanjën dhe Holandën për sjelljen në finale

Kampionët spanjollë dhe nënkampionët holandezë janë gjobitur nga FIFA për lojën e padisiplinuar në finalen e Kupës së Botës 2010 me 11 korrik.

FIFA gjobiti Federatën holandeze me 9 080 paund ndërsa Federatën spanjolle me 6 053 paund.

Në finalen e 11 korrikut, gjyqtari anglez Howard Webb ndëshkoi tetë futbollistë holandezë, teksa nxorri nga loja në kohën shtesë mbrojtësin Heitinga.

Spanja, e cila fitoi Kupën e Botës me golin e Iniestës në minuatat e fundit të shtesës, pati pesë lojtarë të ndëshkuar.

Një nga ndërhyrjet më të rënda ishte ajo e mesfushorit Nigel De Jong, i cili u ndëshkua për goditjen “Kong Fu” kundrejt mesfushorit spanjoll Xabi Alonso, goditje kjo e dënuar nga mbarë opinioni botëror.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *