Home / Sport / FIFA shqyrton mundësinë e vendosjes së kamerave në porta

FIFA shqyrton mundësinë e vendosjes së kamerave në porta

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) gjatë muajit tetor do të diskutojë mundësinë e futjes së kamerave ekstra pas portës, në mënyrë që të eleminohen gabime të ngjashme me ato të botërorit.

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blater konfirmoi lajmin gjatë një konference për shtyp nga Singapori.

Bordi i FIFA-s, përgjegjës për rregullimin e lojës dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj, ka ftuar disa firma të prezantojnë teknologjitë e tyre në këtë drejtim.

Kërkesat për mjete të reja teknike në portë u shtuan pas disa vendimeve të gabuara në Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Më flagranti ndër gabimet e bëra ishte ai nga ndeshja për finalet e 1/8-ave mes Gjermanisë dhe Anglisë, kur arbitri Jorge Larrionda mohoi një gol të qartë të anglezit Frank Lampard.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *