Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Maqedonia po përgatit ekipe për fillimin e ri të negociatave me BE-në

Gruevski: Maqedonia po përgatit ekipe për fillimin e ri të negociatave me BE-në

6 gusht-
Do të thotë të mos fillojë atëherë nga zero të formojmë ekipe, atëherë t’i stërvitim, atëhetë të fillojnë të bisedojnë me shtete të tjera si kanë kaluar por këtë ta bëjnë tashmë dhe atë moment kur do të vihet deri te marrja e datës për fillimin e negociatave të kemi ekipe tërësisht të përgatitura, vetëm të thuhet se cili do të jetë shefi i ekipit negocues përkatësisht negocuesi kryesor dhe të niset në negociata”, tha Gruevski

Maqedonia po përgatit ekipe të cilat do të jenë tërësisht të afta menjëherë të fillojnë negociatat me BE-në posa të tejkalohet kontesti me emrin. Për këtë qëllim janë angazhuar rreth 850 persona të punësuar në administratën publike në sfera të ndryshme të cilët mësojnë nga përvojat e Kroacisë e cila është në fazë të negociatave edhe me Slloveninë edhe me vendet e tjera, deklaroi sot në Shkup kryeministri Nikolla Gruevski.

“Në njëfarë mënyre këta persona si ekipe janë të obliguar të përgatisin edhe strategji të posaçme në pjesën e negociatave kështu që realizojmë përgatitje të caktuara për këtë moment kur do të tejkalohet kontesti të jemi të gatshëm për fillim të shpejtë të negociatave. Do të thotë të mos fillojë atëherë nga zero të formojmë ekipe, atëherë t’i stërvitim, atëhetë të fillojnë të bisedojnë me shtete të tjera si kanë kaluar por këtë ta bëjnë tashmë dhe atë moment kur do të vihet deri te marrja e datës për fillimin e negociatave të kemi ekipe tërësisht të përgatitura, vetëm të thuhet se cili do të jetë shefi i ekipit negocues përkatësisht negocuesi kryesor dhe të niset në negociata”, tha Gruevski pas lëshimit në përdorim të rrugës lokale Lubanci-Luboten në Malin e Kradakut.

Ai shtoi se përderisa pasqyrohet nevoja është e mundur të angazhohen edhe konsultantë të huaj të caktuar në negociatat me qëllim që sa më shpejt të realizohen caqet e projektuara.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *