Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nderohet me ‘Mirënjohje’ ironike për diskriminimin e shqiptarëve

Gruevski nderohet me ‘Mirënjohje’ ironike për diskriminimin e shqiptarëve

6 gusht-
Kryetari i kësaj shoqate, Valon Bela ka theksuar se mirënjohja publike i është ndarë kryeministrit Gruevski për shkak të programit të tij qeveritar më antishqiptar. “Ne po i ndajmë këtë mirënjohje kryeministrit Nikolla Gruevski për diskriminim të shqiptarëve, duke nisur nga enciklopedia, Ligji për natalitetin, gjuha maqedonase për fëmijët shqiptarë, e deri tek diskriminimi tek varrezat e Butelit në Shkup”, ka theksuar Bela.

Një shoqatë joqeveritare shqiptare “Realiteti” ka nderuar kryeministrin Nikolla Gruevski me “Mirënjohje për diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni”. Kryetari i kësaj shoqate, Valon Bela ka theksuar se mirënjohja publike i është ndarë kryeministrit Gruevski për shkak të programit të tij qeveritar më antishqiptar. “Ne po i ndajmë këtë mirënjohje kryeministrit Nikolla Gruevski për diskriminim të shqiptarëve, duke nisur nga enciklopedia, Ligji për natalitetin, gjuha maqedonase për fëmijët shqiptarë, e deri tek diskriminimi tek varrezat e Butelit në Shkup”, ka theksuar Bela. OJQ “Realiteti” sot prezantoi edhe një broshurë me të cilën pasqyrohet diskriminimi ekonomik i shqiptarëve nga ana e shtetit. “Kjo politikë po legjitimohet nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI, e cila ka rolin e kukullës, dhe e cila nuk është e aftë të ndërhyjë apo të stopojë këtë grabitje klasike ekonomike të shqiptarëve”, ka theksuar OJQ “Realiteti”.Kjo shoqatë i ka bërë thirrje BDI-së që të braktisë koalicionin qeveritar dhe të respektojë vullnetin e popullit të saj. OJQ “Realiteti” do të praktikojë mirënjohje për diskriminim edhe për politikan të tjerë shqiptarë si dhe për përfaqësues ndërkombëtar, të cilët siç thuhet po tolerojnë diskriminimin e shqiptarëve nga shteti në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *