Home / Lajme / Maqedoni / Holanda nuk do të sigurojë ndihmë financiare për azilantët e refuzuar nga Maqedonia

Holanda nuk do të sigurojë ndihmë financiare për azilantët e refuzuar nga Maqedonia

6 gusht-
Vendimi i cili do të hyjë në fuqi menjëherë është marrë pas kërkesës për azil në Holandë nga ana e një grupi prej rreth 200 qytetarë të Maqedonisë gjatë muajve të kaluar, njoftoi sot Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Ministri holandez i Drejtësisë Ernst Hirsh Balin vendosi që t’i përjashtojë qytetarët e Maqedonisë kërkesat e të cilëve për azil politik në Holandë janër refuzuar nga mundësia të marrin ndihmë financiare për kthim në Republikën e Maqedonisë. Vendimi i cili do të hyjë në fuqi menjëherë është marrë pas kërkesës për azil në Holandë nga ana e një grupi prej rreth 200 qytetarë të Maqedonisë gjatë muajve të kaluar, njoftoi sot Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Balin, i cili e vizitoi Republikën e Maqedonisë në nëntor të vitit 2009, siç theksohet, do të dëshironte që me këtë vendim të deinkurajojë çdo lloj shfrytëzimi joadekuat të procedurës për azil qëllimi i të cilit është të sigurojë mbrojtjen e personave të cilët këtë do ta kërkojnë në Holandë. Vendimi do të zbatohet edhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë kërkesat e të cilëve për azil janë në procedurë për momentin.

Aranzhmani për kthim në shtetin amë është vendosur me qëllim që kërkuesit e azilit do të refuzohen t’u sigurohen mjete themelore financiare për jetesë në atdheun e tyre. Ky aranzhman përfshin mbulim të shpenzimeve rrugore dhe ndihmë të njëfishtë në vlerë prej të paktën 2.250 për të rritur dhe 975 euro për fëmijë. Aranzhmani zbatohet nga Organizata ndërkombëtare për migrime (IOM).

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *