Home / Sport / Hyka lë Maincin për grekët e Panionios

Hyka lë Maincin për grekët e Panionios

Mesfushori i kombëtares kuqezi, Jahmir Hyka, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane të Mainc 05. Talenti shqiptar ka zgjedhur për të vazhduar karrierën e tij me skuadrën greke të Panionios.

Hyka ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën greke ku do të përfitojë 250 mijë euro në sezon.

Në një nga pikat më të rëndësishme të kontratës midis lojtarit shqiptar dhe skuadrës greke është ajo ku Hykës i është premtuar një aktivizimin e rregullt për gjatë gjithë sezonit.

Pas mbërritjes në Greqi, Jahmir Hyka, ka kaluar me sukses kontrollin mjekësor dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë si lojtar i Panioniosit.

Tek skuadra greke, Hyka do të gjejë edhe bashkatdhetarin e kombëtares U-21, Vasil Shkurtaj, që aktivizohet prej shumë kohësh me fanellën e Panionios.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *