Home / Sport / Ibra tek Milani,zyrtarizimi çështje orësh

Ibra tek Milani,zyrtarizimi çështje orësh

Ditën e sotme pritet të luhet pjesa e fundit e telenovelës “Në kërkim të Ibrës” ku në skenën e fundit pritet që suedezi të firmos me Milanin.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane transferimi i Ibrahimoviç në Milano quhet i mbyllur dhe tashme pritet zyrtarizimi nga të dy klubet.

Mesa bëhet e ditur i deleguari i Milanit në Spanjë, Adriano Galiani, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe menaxherin e lojtarit.

Brenda pak orëve pritet arritja e një marrëveshje midis menaxherit të suedezit dhe drejtuesve të Barcelonës.

Në Milano kanë nisur përgatitjet paraprake për t’i uruar mirëseardhjen Ibrës në klubin kuqezi.

Një fakt bindës që e konfirmon transferimin e Ibrës tek Milani është ai që suedezi ka prenotuar një avion privat për të udhëtuar drejt Milanos në orën 18:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *