Home / Lajme / Maqedoni / Ilindeni – festohet nga maqedonasit dhe bullgarët

Ilindeni – festohet nga maqedonasit dhe bullgarët

2 gusht-
Një delegacion i lartë shtetëror i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrat Nexhati Jakupi, Mihajllo Manevski, Ivo Ivanovski do të marrin pjesë në manifestimin qendror të këtij evenimenti në memorialin “Guri i Ariut” në Krushevë.

Kryengritja e Ilindenit e 2 gushtit të vitit 1903 është një nga festat bartëse shtetërore në Maqedoni, e cila po festohet edhe në Bullgari.

Kjo festë e cila ka si ngjarje një kryengritje që zgjati vetëm tre ditë kundër turqve në qytezën Krushevë në Maqedoninë Lindore, pas së cilës u shpallë e ashtuquajtura “Republika e Krushevës”, sërish ka nxjerrë në sipërfaqe konfliktin maqedono-bullgar, për përvetësimin e historisë së fillimit të shekullit 20.

Një delegacion i lartë shtetëror i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrat Nexhati Jakupi, Mihajllo Manevski, Ivo Ivanovski do të marrin pjesë në manifestimin qendror të këtij evenimenti në memorialin “Guri i Ariut” në Krushevë.

Një manifestim lidhur me shënimin e kësaj date historike u mbajt edhe në Bullgari. Dhjetëra shoqata bullgare të kryesuara nga partia parlamentare VMRO-BND organizuan një manifestim solemn para përmendores “Ilindenët” në qytetin bullgar Bllagoevgrad.

Festa u shënua me transparentët “Maqedonia është bullgare”, “Mos na grabisni historinë” dhe pankarta të tjera. Manifestimet në Bullgari janë mbështetur edhe nga ministria e Diasporës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *