Home / Sport / Interi i rikthehet pistës Kajt-Shvainshtaiger

Interi i rikthehet pistës Kajt-Shvainshtaiger

Pas sfumimit të pistës Skuli nga Xhenova, zikaltrit i janë rikththyer pistës për marrjen e holandezit Kajt dhe të mesfushorit gjerman, Bastian Shvaingstaiger.

Lidhur me trasferimin e holandezit drejt Milanos ende nuk është folur për ndonjë shifër konkrete, por është bërë e ditur se këtë herë drejtuesit e kampionëve të Europës e kanë seriozisht dhe do të përdorin çdo rrugë të mundshme për të bërë të vetin mesfushorin e Liverpulit.

Ndërsa për blejen e gjermanit Shvanishtaiger drejtuesit zikaltër janë duke punuar intensivisht. Drejtuesit e dy klubeve do të takohen në një vend pranë qytetit të Veronas për të gjetur gjuhën e përbashkët që do të mundësonte trasferimin e mesfushorit gjerman tek ekipi i Benitezit.

Për të marrë Shvainshtaigerin, Interit do t’i duhet të bëjë një sforco ekonomike, për këtë arsye edhe mund të largohet nga pista Havier Maskerano

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *