Home / Sport / Interi në “qiellin e katërt”, fiton dhe Superkupën

Interi në “qiellin e katërt”, fiton dhe Superkupën

“Ju nuk fitoni kurrë me ne”. Thirrja në kor e tifozëve zikaltër në ndeshjen e mbrëmshme finale tashmë është bërë realitet.

Interi ka fituar edhe Superkupën e Italisë duke mposhtur përsëri Romën.Ekipi zikaltër ka arritur të triumfoj me rezultatin 3-1 duke koleksionuar trofeun e katërt të sezonit dhe vazhdon të ëndërroj për të fituar gjithçka në këtë sezon ku ka për të luajtur edhe dy finale të tjera.Ndeshja luajtur në stadiumin “San Siro” të Milanos ka nisur e mirë për verdhekuqtë e Romës që kalojnë të parët në avantazh në minutën e 21’. Xhon Ande Rise, pas një aksioni të shpejtë arrin të finalizoj bukur duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Hulio Sezar. Avantazhi i Romës do të zgjaste vetëm 20 minuta pasi Interi do të barazonte gjithçka në minutën e 41 me një gol të shënuar nga maqedonasi , Goran Pandev.
Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1.
Pjesa e dytë ka folur tërësisht për Interin që ka dominuar lojën në çdo drejtim dhe romanët janë dukur të pafuqishëm para furisë zikaltër. Skuadra e Benitezit do të përmbyste rezultatin në favor të saj në minutën 70’ me anë të sulmuesit kamerunas, Samuel Eto.
Goli i tretë dhe i kapitullimit për Romën do të vinte përsëri nga këmbët e Eto që në minutën e 80’ do të shënonte edhe golin e tretë për Interin dhe të dytin personal në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitoreje Interi e mposht për të dytën herë Romën pas finales së Kupës së Italisë, ku fitues ishin përsëri zikaltërit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *