Home / Lajme / Maqedoni / Intervenime të suksesshme për shuarje të zjarreve

Intervenime të suksesshme për shuarje të zjarreve

25 gusht-
“Është intervenuar për shuarjen e zjarrit që ka rënë në barin e thatë në ultësirën pranë Malit Sharr, afër teqesë Arabati Baba. Aty ka intervenuar një ekip profesional zjarrfikësish prej gjashtë anëtarëve të shoqëruar nga makina për shuarjen e zjarrit. Me këtë është hequr rreziku që zjarri të përhapet në objektet më të afërta si dhe të kap një reze më të gjerë”, tha Sadiku

Ekuipazhi profesional i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës po intervenon në mënyrë intensive për shuarjen e zjarreve. Gjatë ditës së djeshme është intervenuar në fshatin Sellcë e Keqe ku është djegur një objekt banimi. Zjarrfikësit me sukses kanë shuar zjarrin e rënë në këtë objekt.

Sipas Udhëheqësit të Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Kamber Sadiku, gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një ritëm të shtuar të zjarreve në Tetovë dhe rrethinë.
“Është intervenuar për shuarjen e zjarrit që ka rënë në barin e thatë në ultësirën pranë Malit Sharr, afër teqesë Arabati Baba. Aty ka intervenuar një ekip profesional zjarrfikësish prej gjashtë anëtarëve të shoqëruar nga makina për shuarjen e zjarrit. Me këtë është hequr rreziku që zjarri të përhapet në objektet më të afërta si dhe të kap një reze më të gjerë”, tha Sadiku.

Sipas tij, nga arsye të panjohura ka rënë zjarr në ndërtesën e shtëpisë së pleqve në fshatin Gllogjë, që ka pasur rrezik të përhapet në objektet përreth dhe të shkaktojë shumë dëme. Përpjekjet maksimale të Njësitit të Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të mundur që zjarri të shuhet në kohë.

Nga Njësiti i Zjarrfikësve që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës apelohet që në këto ditë vere të operohet me shumë kujdes me zjarret si dhe me mjetet elektrike që janë rrezik potencial për shkaktimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *