Home / Sport / Juventus në sulm për Pacinin dhe Benzema

Juventus në sulm për Pacinin dhe Benzema

Juventusi po përgatitet të sjellë në Torino edhe dy lojtar të rinj. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” janë hedhur në sulm për të marrë Pacinin nga Sampdoria dhe sulmuesin francez të Realit, Karim Benzema.

Pas refuzimit të Adebajor nga Sitit dhe të boshnjakut, Edin Zdeko, nga Volfsburgu, bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga situata jo të këndshme që po kalojnë dy sulmuesit e sipërmendur në skuadrat e tyre.

Sampdoria pas humbjes së parë të pësuar nga Verder Bremen në turin e tretë të Ligës së Kampioneve dhe një eliminim i mundshëm i saj mund ta detyroj sulmuesin italian, Xhanpaolo Pacini që të pranoj ofertën e torinezëve.

Juventus kërkon të përfitoj edhe nga mardhëniet jo fort të mira që ekzistojnë midis Benzemasë dhe teknikut Mourinjo por edhe nga pupullarizimi që është bërë në kampin madrilen për të bindur sulmuesin francez që të vishet bardhezi.

Drejtuesit e skuadrës torineze sapo kanë zyrtarizuar blerjen e mesfushorit serb Krasniç dhe të italianit Akuliani nga Liverpuli.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *