Home / Sport / Kandidaturat e UEFA-s, dominojnë Interi dhe Barça

Kandidaturat e UEFA-s, dominojnë Interi dhe Barça

UEFA ka publikuar listën e 12 kandidatëve për “Club Football Awards 2010”, ku do të nderohen futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Janë tre kandidatë për secilin rol (portieri më i mirë, mbrojtësi më i mirë, mesfushori më i mirë dhe sulmuesi më i mirë). Gjithashtu, do të jepet edhe çmimi i lojtarit më të mirë të edicionit të kaluar. Listën e kandidaturave e kryeson Interi dhe Barcelona, përkatësisht me pesë dhe katër emra. Nga një kandidat kanë Mançester Junajtid, Bajerni i Mynihut dhe Olimpiku i Lionit.

Kandidatët për çmimin e portierit më të mirë janë: Hulio Sezar (Inter), Hugo Loris (Lion) dhe Viktor Valdes (Barcelona). Për çmimin e mbrojtësit më të mirë kandidojnë Maikon e Lusio (Inter), dhe Zherard Pike i Barcelonës. Uezli Shneijder i Interit, Ksavi i Barcelonës dhe Arjen Roben i Bajernit të Mynihut do të diskutojnë titullin e mesfushorit më të mirë, ndërsa çmimi për sulmuesin e vitit në Champions do të diskutohet mes Diego Militos (Inter), Lionel Mesit (Barcelona) dhe Uejn Runit (Mançester Junajtid).

Fituesit do të vendosen në bazë të votave të 16 trajnerëve që kanë arritur deri në fazën me eliminim direkt në sezonin e kaluar dhe do të dorëzohen gjatë shortit të grupeve për sezonin e ri të Championsit më 26 gusht në Montekarlo. Secili prej trajnerëve do të votojë si për çmimet e çdo roli, ashtu edhe për lojtarin më të mirë.

Por bastexhinjtë në Angli kanë dhënë parashikimet e tyre lidhur me lojtarin që do të rrëmbejë çmimin e madh. Lionel Mesi shihet më i favorizuari me koeficientin 1.6, i ndjekur nga Milito dhe Shneijder me koeficientin 6. Roben është në kuotën 8, kurse Runi dhe Ksavi kanë koeficientin 17. Pak mundësi për prapavijën e Interit, me Maikonin, Lusion dhe Hulio Sezarin në kuotën 26.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *