Home / Lajme / Maqedoni / Karakaçanov: Maqedonia është e Bullgarisë

Karakaçanov: Maqedonia është e Bullgarisë

2 gusht-
“Secili bullgar, që nuk është i ngarkuar me disa budallallëqe për Aleksandërin e Madh, apo për kombin antik maqedonas, është normale në Bullgarinë e lirë, Maqedoninë ta vlerësoj si pjesë të Bullgarisë”, ka theksuar Karakaçanov.

Në manifestimin përkujtimor me rastin e përvjetorit të Kryengritjes së Ilindenit (festë shtetërore dhe kombëtare në Maqedoni) në Bllagojevgrad të Bullgarisë, Kryetari i partisë bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka përsëritur qëndrimin e tij se Maqedonia është tokë bullgare.

Me disa pankarta ku shkruhej “Maqedonia është bullgare” ai dhe partia e tij kanë shënuar kryengritjen e Ilindetin edhe në Bullgari.
Karakaçanov është habitur nga mediat maqedonase dhe maqedonasit të cilët janë shokuar nga diçka që është fakt dhe realitet.

“Secili bullgar, që nuk është i ngarkuar me disa budallallëqe për Aleksandërin e Madh, apo për kombin antik maqedonas, është normale në Bullgarinë e lirë, Maqedoninë ta vlerësoj si pjesë të Bullgarisë”, ka theksuar Karakaçanov.

Ai disa herë ka theksuar se, popullata duhet të largohet nga nxitjet proserbe dhe njëherë e përgjithmonë hapur të flitet për identitet të vërtetë. Ai vlerëson si fakt të vërtetë se Maqedonia është një vend i populluar vetëm me popullsi bullgare dhe shqiptare, si dhe pakicat e tjera.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *