Home / Sport / “Komploti” në botëror, federata franceze dënon “rebelët”

“Komploti” në botëror, federata franceze dënon “rebelët”

Federata Franceze e Futbollit ka vepruar me “grusht të hekurt” ndaj protagonistëve të paraqitjes së turpshme në botërorin e Afrikës së Jugut.

Komisioni i disiplinës ka përjashtuar nga kombëtarja për 18 ndeshje sulmuesin Nikolas Anelka, i cili fyeu trajnerin Rajmond Domenek në pushim të ndeshjes me Meksikën në fazën e grupeve. Dënime më të lehta kanë marrë Patris Evra, Frenk Riberi dhe Zheremi Tulalo.

Evra, që u ndëshkua me pesë ndeshje, mbajti shiritin e kapitenit gjatë botërorit, kurse Frenk Riberi, si zëvendëskapiten, me tre. Mesfushori Tulalo shpëtoi vetëm me një, pasi tërhoqi komunikatën në të cilën lojtarët shprehnin mosbindjen për t’u stërvitur para ndeshjes me Afrikën e Jugut (e cila rezultoi fatale për eliminimin). Ia ka hedhur pa u lagur mbrojtësi Erik Abidal, i cili i kërkoi teknikut mos ta aktivizonte në ndeshjen e fundit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *