Home / Sport / “Krenar që goal.com më zgjodhi si lojtarin e vitit”

“Krenar që goal.com më zgjodhi si lojtarin e vitit”

Gazeta angleze Goal.com votoi Uesli Shnejderin si lojtarin me të mire të sezonit 2009-2010 në “Goal.com 50”. Mesfushori holandez i Interit është shprehur tepër i lumtur për një stoli tjetër të shtuar në palmarin e tij.

26-vjeçari ishte një protagonist brilant për Interin në fitimin e trios historike, duke fituar një herësh Seria A, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Italisë si dhe ishte klasi i Holandës gjatë verës duke shënuar 5 dola për tulipanët në Kupën e Botës në Afrikë të Jugut.

Ish-lojtari i Realit të Madridit tha për Goal.com se ishte krenar për përzgjedhjen e tij si lojtari me i mirë i sezonit nga redaktorët e goal.com dhe falënderoi shokët e tij të ekipit.

“Jam me të vërtetë krenar që kam fituar këtë çmim, veçanërisht sepse kjo nënkupton se unë kam bërë më të mirën për Interin dhe për kombëtaren. Jam i Lumtur”, tha lojtari i dalë nga të rinjtë e Ajaksit.

Duke falënderuar të gjithë ato që votuan për të dhe të gjithë ata që punojnë për Goal.com Shnajder theksoi se “më duhet të them se nëse unë e fitova çmimin, krediti shkon tek të gjithë shokët e skuadrës time të cilët më ndihmuan gjatë këtij sezoni, kështu që e ndaj me ta. E gjithë skuadra e meriton këtë.

Dhjetë lojtarët më të votuar nga redaktorët e Goal.com

1. Ueslei Shnajder
2. Lionel Messi
3. Xavi
4. Arjen Robben
5. Diego Milito
6. Diego Forlan
7. Andres Iniesta
8. David Villa
9. Kristiano Ronaldo
10. Bastian Schweinsteiger

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *