Home / Lajme / Maqedoni / Krerët e shtetit urojnë besimtarët islam

Krerët e shtetit urojnë besimtarët islam

11 gusht-
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski ua uron kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis ul Ulemasë, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarëve të Rijasetit dhe gjithë besimtarëve të besimit islam fillimin e agjërimit të Ramazanit

Kryeministri Nikolla Gruevski, me rastin e festës së madhe fetare myslimane, Ramazanit, i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis ul Ulema, haxhi Sulejman efendi Rexhepit.

“I respektuar kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë zotëri Reis ul Ulema, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, më lejoni që juve personalisht, anëtarëve të Riasetit, dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, në emrin tim personal dhe në emrin e Qeverisë t’ua uroj fillimin e agjërimit të Ramazanit. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit për ju paraqet një prej muajve më madhështorë të vitit, koha e pastrimit shpirtëror, lutjes dhe unitetit. Nga agimi i diellit deri në perëndim të diellit, prej syfyrit deri në iftar, këto ditë në agjërim, le t’ju drejtojnë në rrugën e drejtë, le t’ju sjellin shumë mendime të pastërta, le ta rrisin mëshirën, dashurinë dhe veprat e mira në familjet tuaja, ndaj fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve tuaj, por edhe ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të pamundurve. Këto janë vlera njerëzore dhe civilizuese të njohura për Republikën e Maqedonisë dhe shoqërinë tonë, të afërta me secilin religjion, vlera të cilat duhet t’i ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë”, thuhet në urim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski ua uron kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis ul Ulemasë, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarëve të Rijasetit dhe gjithë besimtarëve të besimit islam fillimin e agjërimit të Ramazanit.

“Mesazhi i muajit të shenjtë të Ramazanit është koha kur me lutje, paqe të brendshme dhe me dashuri iu përkushtohemi të afërmve tonë por edhe të gjithë njerëzve dhe lutemi për paqe, shëndet dhe mirëqenie për njerëzit në mbarë botën. Me këtë rast pranoni urimet e mira më të sinqerta dhe muaji i Ramazanit le të sjellë lumturi”, thuhet në urimin nga kryetari Veljanoski
Me rastin e fillimit të agjërimit, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dërgoi urim deri tek Riaseti i Bashkësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë.

“I nderuar Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, kam kënaqësinë që personalisht dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, Juve, Riasetit të Bashkësisë fetare islame dhe të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni T’ua uroj fillimin e agjërimit për muajin Ramazan”, qëndron në urim.

Jam i sigurt se ky muaj, thekson presidenti Ivanov, si çdo vit, do t’ju sjell qetësi, paqe dhe lumturi.

“Kjo është traditë shekullore është pjesë e pasurisë fetare të Maqedonisë dhe traditë kulturore, por edhe udhërrëfyes i rëndësishëm për hapërim të sigurt përpara për të gjithë pjesëtarët e fesë islame. Të ballafaquar me provat dhe sfidat e përditshme, akti i këtillë i përkushtimit të qetësisë së brendshme, e familjes dhe bashkësisë na jep fuqi të re. Mesazhi i muajit Ramazan, i cili është të mendojmë në bashkëqytetarët tanë të cilët janë më pak të lumtur nga vetë ne, na përkujton se më të fuqishme dhe më të vjetra janë traditat të cilat bazohen mbi njerëzimin dhe dashurinë ndaj të gjithë njerëzve”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *