Home / Lajme / Maqedoni / Kuadri shqiptar kontribut në mjekësinë gjermane

Kuadri shqiptar kontribut në mjekësinë gjermane

10 gusht-
Mjekët atje kanë zgjedhur njërën punë dhe punojnë ose në klinikë shtetërore ose në atë private. Por duhet të theksoj se pagesa është shumë më e madhe e mjekëve dhe kështu që ato nuk detyrohen të punojnë dy punë. Kjo pamundëson edhe përhapjen e korupsionit në shëndetësi. Kam vërejt se shëndetësia private këtu ecën me një zhvillim të hovshëm ndërsa ka ngecje ajo shtetëore. Me transferimin e spitalit të Tetovës në klinikë, me hapjen e fakultetit të Mjekësisë në USHT, këtu përfundimisht kjo është një fazë e mirë e cila jep shpresa se një ditë do të kemi shëndetësi me standarde evropiane”, thotë doctor Imer Musa, specialist i mjekësisë interne, i cili vite të tëra punon në Gjermani.

Urim Hasipi
Një pjesë e madhe e kuadrit shqiptar në sferën e shëndetësisë kontributin e vet e jep në mjekësinë gjermane. Kështu është rasti edh me mjekut 43 vjeçar Imer Musa, specialist i mjekësisë interne me punë në Ëitsttock të Gjermanisë. Në klinikën e vetme në këtë vend të Gjermanisë, ai ka edhe një post udhëheqës në repartin e Gastroenterologjisë. Gjatë këtyre ditëve ai ndodhet në pushime në vendlindjen e tij në Tetovë, ndërsa nuk pushon së interesuari edhe për gjendjen me shëndetësinë në vend e sidomos në viset shqiptare. Flet në superlativ për mjekësinë gjermane dhe sistemin shëndetësor të atjeshëm ndërsa është optimist se edhe në Maqedoni, mjekësia në përgjithësi ka perspektivë. Ai u lind në fshatin Shipkovicë të Tetovës ku edhe kreu shkollimin fillor, për të vijuar të mesmen në Tetovë ndërsa studimet i filloi në vitin 1992 në Sarajevë, por më pas për shkak të luftës ai vazhdon studimet në Zagreb të Kroacisë ku edhe i përfundon. Për shkaqe familjare ai largohet për në Gjermani, ku edhe vijon specializimin në sferën e Gastroenterologjisë të cilët i kryen me mjakft sukses. Që nga viti 2001 pas kryuerjes së fakultetit të mjekësisë në Zagreb të kroacisë,gjendet në Gjermani, ku ka vazhduar specializimin e mjekësisë interne dhe ka mbledhur përvojë në shumë lëmi të kësaj sfere si “kardiologjia, Onkologji-Hematologji, gastrenterologji dhe punmonologji.Pas kryerjes së specializimit i ofrohet nga kreu i spitalit një pozitë udhëheqëse në repartin e Gastrenterologjisë në klinikën private në Ëitsttock. Gjatë bisedës, ai thotë se sistemi i shëndetësisë në Gjermani është i rregulluar në atë mënyrë që klinikat private dhe ato shtetërore edhe sipas kuadrit edhe sipas shërbimeve mos kenë dallim mes tyre gjë që nuk është praktikë edhe në Maqedoni.” Mjekët atje kanë zgjedhur njërën punë dhe punojnë ose në klinikë shtetërore ose në atë private. Por duhet të theksoj se pagesa është shumë më e madhe e mjekëve dhe kështu që ato nuk detyrohen të punojnë dy punë. Kjo pamundëson edhe përhapjen e korupsionit në shëndetësi. Kam vërejt se shëndetësia private këtu ecën me një zhvillim të hovshëm ndërsa ka ngecje ajo shtetëore. Me transferimin e spitalit të Tetovës në klinikë, me hapjen e fakultetit të Mjekësisë në USHT, këtu përfundimisht kjo është një fazë e mirë e cila jep shpresa se një ditë do të kemi shëndetësi me standarde evropiane”, thotë doctor Imer Musa, specialist i mjekësisë interne, i cili vite të tëra punon në Gjermani. Ai thotë se gjatë rrugëtimit të tij dhe ushtrimit të profesionit të mjekut, nuk ka ka hasur ne pengesa burokratike, politike, nacionale, fetare etj në Gjermani, sepse sipas tij, në shëndetësi politika duhet të mbajë duart larg. “ Shteti ka mundësuar që mjekët të paguhen mirë dhe nuk mbahet mend atje të ketë rast korupsioni apo ndonjë mjek të jetë i kapur se ka marrë mito. Këtë e bën edhe vetëdija e lartë tek popullata e cila edhe vet nuk jep korupsion. Edhe këtu në Maqedoni, mjekët duhet të kenë pagesë më të madhe dhe kjo do të eliminonte mundësinë e korupsionit dhe njëkohësisht ata të angazhohen edhe klinika private”, thotë Musa.Ambiciet e këtij mjeku shqiptar janë që ai të vazhdojë një subspecializim si Gastroentorolog dhe në të ardhmen sipas kushteteve dhe situatës të përcjell përvojën e tij në atdhe për të dhënë kontribut në të mirë të popullatës së kësaj ane në sferën e shëndetësisë së bashku me kuadrin tjetër që gjendet në evropë dhe botë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *