Home / Sport / “Kuq e zinjtë” presin të vazhdojnë serinë

“Kuq e zinjtë” presin të vazhdojnë serinë

“Jemi të vetëdijshëm se luajmë mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Mendoj se nëse nuk kemi rënie në formën tonë, sigurisht që do të rradhitemi në mesin e skuadrave më të mira në vend” – deklaroi portieri i Shkëndijës, Zuad Zendeli.

Fitorja bindëse përballë Rabotniçkit dhe barazimi në fushë të Metalurgut ka zbutur dëshprimin pas eliminimit të Shkëndijës nga Kupa e Maqedonisë në futboll. Përveç rezultatit, në taborin e “kuq e zinjëve” gëzon fakti se skuadra tregon lojë të mirë, duke dominuar në teren, pa marrë parasysh se në të dyja rastet përballë kishte ekipe që llogariten në mesin e favoritëve më të mëdhenj për titullin e kampionit.
“Jemi të vetëdijshëm se luajmë mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Mendoj se nëse nuk kemi rënie në formën tonë, sigurisht që do të rradhitemi në mesin e skuadrave më të mira në vend”, – u shpreh gardiani i Shkëndijës Zuad Zendeli, i cili me pritjet e tij deçizive ka kompletuar mozaikun e një skuadre komplete dhe moderne.
Shkëndija gjatë kësaj jave ka vijuar përgatitjet për përballjen e rradhës, kur të dielën në Tetovë do të ndeshen me Sileksin. Ekipi si zakonisht disa ditë të javës ka punuar me nga dy seanca stërvitore (para dite në palestër për ngritje të peshës, ndërsa pas dite në teren) ndërsa stafi teknik dalëndgadalë kë filluar përpilimin e strategjisë që do të sjellë fitore përballë Sileksit.
“Shkëndija që në start të sezonit bëri me dije se në çdo ndeshje hyn me imperativin e fitores dhe kundër Sileksit nuk kemi plane tjera. Mendojmë vetëm për fitore dhe tre pikë të reja, me të cilat do të kalonim ndonjë pozitë më lartë në renditje. Kemi besim në forcat tona dhe e dijmë se mund të renditemi lart në tabelë. Vetëm duhet që në vazhdim të mos nënçmojmë asnjë kundërshtar, pasi epilogu i takimit vendoset në teren. Ne ndoshta nënçmuam skuadrën e Vllaznimit në kuadër të Kupës, dhe e pamë se çka na ndodhi. Prandaj mendoj se ky do të jetë një mësim i mirë për ne, që me seriozitet maksimal të hyjmë në çdo ndeshje dhe në fund të arrijmë suksesin e dëshiruar”, – deklaroi anësori shkupjan i Shkëndijës, Ardian Nuhiu.
Siç mund të vërehej në gjatë seancës stërvitore skuadra punonte në formacion të plotë, që don të thotë se stafi teknik në krye me Qatip Osmanin pa ndonjë problem më të madh do të pres takimin me Sileksin, i cili rikujtojmë zhvillohet të dielën, por pa praninë e publikut (FFM dënoi Shkëndijën me dy ndeshja pa public, për shkak të ngjarjeve në takimin me Teteksin).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *