Home / Sport / Kuzhe: Në Shqipëri nuk humbim asnjë ndeshje

Kuzhe: Në Shqipëri nuk humbim asnjë ndeshje

Sot në orën 20:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit kombëtarja kuqezi do të përballet në një miqësore me përfaqësuesen e Uzbekistanit.

Dje në orën 11:50 trajneri i përfaqësues shqiptare, Jsip Kuzhe, doli para mediave ku foli për gjendjen e lojtarëve që ka grumbulluar të cilëve u kërkoi fitore me çdo kusht në miqësoren e sotme.

Edhe pse është miqësore ai kërkon që të besuarit e tij të mos e prishin rrugën e fitoreve në prag të eliminatoreve ë evropianit 2012.

Ndërsa lidhur me ndeshjet eliminatore të Euro 2012, kroati u shpreh i
bindur se kombëtarja shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin në katër ndeshjet e para.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e ekipit dhe aq më tepër për që disa lojtarë nuk luajnë në ekipet e tyre. Sigurisht më është dashur të analizoj gjendjen e çdo lojtari që kemi në ekip, por mendoj se do ti kalojmë pozitivisht si Uzbekistanin, ashtu dhe Rumaninë dhe Luksemburgun. Kam mendimin se me entuziazmin që ka ekipi kombëtar dhe me optimizmin e të gjithë shqiptarëve , ne do ti kalojmë edhe problemet që na kanë dalë gjatë rrugës. Kam shumë besim se ne si ekip mund të fitojmë çdo ndeshje në Shqipëri”, theksoi Kuzhe.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *