Home / Sport / Liga e Kampionëve, Milani dhe Reali në grupin e ferrit

Liga e Kampionëve, Milani dhe Reali në grupin e ferrit

Milani dhe Reali i Madridit do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit këtë sezon për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shorti i hedhur sot pasdite në Nion të Zvicrës u tregua ironik me këto dy ekipe, pasi “valles” së tyre në Grupin G do t’i bashkohen edhe gjigandët e Ajaksit dhe francezët e Okserit.

Edhe Grupi A rezervon sfida interesante, ku përballë njëri-tjetrit do të luftojnë kampionët e Interit, Verder Bremeni, Totenhemi dhe Tuente. Këto dy grupe parashikohen si më të fortët, ndërkohë që “bigët” e tjerë pritet të mos kenë probleme në grupet e tyre.

Mancester Junaited kundërshtarin më të vështirë në Grupin C do të kenë Valencian. Ndërkohë që grupi plotësohet me Renxhersin e Glasgout, që duket se i ka rënë shkëlqimi, dhe turqit e Bursa Sporit, të cilet luajnë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ndodhet në Grupin D, së bashku me Panathinaikosin, Kopenhagenin dhe Rubin Kazanin. Këta të fundit janë të njohur për katalanasit, pasi u përballën edhe sezonin e kaluar në fazën e grupeve.

Grupi E do të vërë përballë Bajernin e Mynihut, Romën, Bazelin dhe Kluzhin. Dy ekipet e para shihen si me fat, duke marrë parasysh eksperiencën e vakët të skuadrave të tjera.

Anglezët e Celsit do të luajnë në Grupin F, ku do të përballen me Marsejën, Spartakun e Moskës dhe Zilinan.

Në Grupin H gjithcka duket e lehtë për Arsenalin, që do të luajë me Shakhtarin e Donetskut, Bragën dhe Partizanin e Beogradit.

Grupi A

1 Inter
2 Verder Bremen
3 Totenhem
4 Tuente

Grupi B

1 Lion
2 Benfika
3 Shalke 04
4 Hapoel Tel Aviv

Grupi C

1 Mancester Utd.
2 Valencia
3 Renxhers
4 Bursaspor

Grupi D

1 Barcelona
2 Panathinaikos
3 Kopenhagen
4 Rubin Kazan

Grupi E

1 Bajern M.
2 Roma
3 Basel
4 Kluzh

Grupi F

1 Celsi
2 Marseje
3 Spartaku i Moskes
4 Zilina

Grupi G

1 Milan
2 Reali i Madridit
3 Ajaks
4 Okser

Grupi H

1 Arsenal
2 Shakhtar Donetsk
3 Braga
4 Partizani i Beogradit

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *