Home / Sport / Lorik Cana ngre flamurin shqiptar në Beograd

Lorik Cana ngre flamurin shqiptar në Beograd

Skuadra e tij, Gallatasaraj, triumfoi 5-1 kundër OFK Beograd në Ligën e Europës

Lorik Cana dhe Gallatasaraji u larguan nga Beogradi me një fitore dhe kualifikim të madh kundër serbëve të OFK Beograd, pas triumfit 5-1 dhe rezultatit të përgjithshëm 7-3 (përfshirë dhe ndeshjen e parë: 2-2 në Stamboll), duke zënë një vend në raundin me play-off të Ligës së Europës. Një kualifikim i bujshëm që ka zuri vend në të gjitha lajmet jo vetëm të faqeve turke online, por në mediat europiane. Mesfushori shqiptar luajti si titullar gjatë gjithë takimit, duke pasur edhe ai kontributin e tij në suksesin e formacionit të udhëhequr nga trajneri Frenk Rajkard dhe kapiteni Arda Turan. Golat për Gallatasarajin mbajnë firmat e Mustafa Sarp, Kjuell (2), Arda Turan dhe Mehmet Batdal. Për OFK Beograd, golin e vetëm e shënoi Nikoliç.
Për kosovarin Lorik Cana kjo ishte një fitore e ëmbël nga fakti se ishte e regjistuar në mes të Beogradit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *