Home / Sport / Magath e dërgon Ibrahimin në ekipin e dytë

Magath e dërgon Ibrahimin në ekipin e dytë

Trajneri i Schalke 04, Felix Magath ka larguar sulmuesin shqiptar, Besart Ibrahimi nga fondi i lojtarëve që llogarit për stinorin e ri në Bundesliga, shkruan faqja e internetit e transfermarkt.de.

Magath e drejtoi Ibrahimin te ekipi i dytë i Schalkes, i cili garon në ligën e katërt të futbollit gjerman. Së bashku me Ibrahimin, Magath ka larguar edhe gjashtë lojtarë të tjerë si Marvin Pachan, Predrag Stevanoviç, Danny Latza, Marvin Pourie, Bogdan dhe David Muller. Ibrahimi ka pasur më herët ofertë të jetë i huazuar të Energie Cottbus në Bundesliga II, por një lëvizje e tillë nuk ishte lejuar nga klubi. Deri më 31 gusht sa zgjat afati kalimtar, mund të pritet ndonjë lëvizje për Ibrahimin.
Sulmuesi kërçovar Besart Ibrahimi në Schalke u transferua në muajin janar nga rradhët e Renovës, pasi paraprakisht fitoi çmimin futbollisti më i mirë i Kampionatit të Maqedonisë për sezonin 2008/2009.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *