Home / Sport / “Magjistari” Mesi i jep Barcelonës Superkupën

“Magjistari” Mesi i jep Barcelonës Superkupën

Barcelona mbyll “gojët e liga” dhe fiton Superkupën e Spanjës duke shpartalluar Seviljen me rezultatin e thellë 4-0.

Fitorja për katalanasit ka ardhur nga këmbët e “jashtëtokësorit” Lionel Mesi që përveç tripletës së shënuar ka zhvilluar edhe një lojë spektakolare.
Pas ndeshjes së parë të humbur me rezultatin 3-1 në fushën e Seviljes ishin të shumtë skeptikët që mendonin se Barcelona do t’a niste sezonin e ri pa fituar. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka përmbysur gjithçka dhe ka bërë të tijin trofeun e Superkupës. Barcelona do të gjente golin e parë që në minutën e 14’ pas një autogoli të shënuar nga Konko. Mbrojtësi i Seviljes do të devijonte gabimisht topin për në portën e tij pas një gjuajtje të sulmuesit katalanas, Pedro Rodriguez. Tre golat e tjerë për Barçën do të vinin nga “magjistari” i futbollit, Mesi. Sulmuesi argjentinas do të shënonte respektivisht në minutat 25’, 44’, dhe 90’.
Pas kësaj fitoreje Barcelona konfirmoi që edhe në këtë sezon do të jetë ai ekip i magjishëm si në sezonin e shkuar ku zhvilloi një sezon spektakolar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *