Home / Sport / Mançester Siti: Baloteli, falemiderit për golin!

Mançester Siti: Baloteli, falemiderit për golin!

Sulmuesi italian, Mario Baloteli, ka debutuar me gol në ndeshjen e tij të parë me anglezët e Mançester Sitit në takimin e mbrëmshëm për turin e tretë të Ligës së Europës ndaj rumunëve të Timishoaras.

Baloteli ka shënuar golin e vetëm të fitores për skuadrën e Sitit në minutën e 72-të.

Pas paraqitjes së tij të parë bindëse, Baloteli, ka rrëmbyer zemrat e tifozerisë dhe të drejtuesve të skuadrës së Mançester Sitit.

Trajneri italian i Sitit, Roberto Mançini, menjëherë pas ndeshjes në një prononcim për mediat angleze ka vlerësuar paraqitjen e parë të Balotelit duke thënë se “ky është vetëm fillim për të dhe në të ardhmen do të shohim më shumë gola prej tij”.

Në drejtim të Balotelit vlerësimet nuk kanë munguar as nga mediat angeleze duke e quajtur SuperMario.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *