Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia kundër principeve të NATO-s

Maqedonia kundër principeve të NATO-s

2 gusht-
Ndërkohë, partia VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Nikolla Gruvski i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri, duke theksuar se ai përfaqëson qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se politika greke është politikë e animozitetit dhe antagonizmit ndaj Maqedonisë.

Ambasadori i sapo emëruar i Maqedonisë në NATO, Martin Trenevski, kritikoi principin e solidaritetit të NATO-s, duke thënë se në bazë të tij , Greqia po kryen agresion politik dhe ekonomik ndaj Maqedonisë.

Në ekspozenë e tij para Komisionit parlamentar për politik të jashtme, ndër të tjera ai tha se, Maqedonia me pa të drejtë po mbahet e pa integruar dhe se ai me detyrën e rë do të angazhohet që pengesa e emrit të tejkalohet.

Ndërkohë, këto deklarata nga partitë opozitare në Maqedoni janë vlerësuar si skandaloze dhe jo diplomatike, raporton agjencia e lajmeve INA.

Deputeti i LSDM, Igor Ivanovski, tha se “është shumë e rrezikshme që ambasadori i ri publikisht deklaroi se në kundërshtim me principet e NATO-s”. Këto deklarata ai i cilësoi si skandaloze dhe jo diplomatike.

Edhe deputeti i Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti tha se partia të cilës i takon ai është e shqetësuar thellë për simptomën e fundit të Qeverisë e cila dita ditës dëshmon dhe shfaq , agjendën Anti- NATO dhe Anti- BE.

“Me emërtimin e z-ri Martin Trenevski dhe me arsyetimet e tij të cilat i dha para Komisionit për Politik të Jashtme në Kuvendin e R. së Maqedonisë nuk mund të mos jemi të shqetësuar për këtë politik anakrone, për këtë politik e cila e çon Maqedoninë drejt izolimit total në vend që ta radhis në familjet e progresit në familjet e vendeve Evropiane, në familjet e vendeve të NATO-s, e radhit në vendet e regresit deri në deklaratat e tij që NATO-ja ka krizë në Afganistan duket si një dëshirë fëmijërore e z-ri Trenevski që të dështojë forca progresive dhe ai të kënaq egon e tij”, deklaroi Rushiti.

Ndërkohë, partia VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Nikolla Gruvski i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri, duke theksuar se ai përfaqëson qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se politika greke është politikë e animozitetit dhe antagonizmit ndaj Maqedonisë.

Në pyetjen gazetareske nëse dakordohet me pozicionet e ambasadorit të ardhshëm në NATO, Martin Trenevski dhe nëse qëndrimet e tija të prezantuara janë edhe politika të kreut qeveritar, Gruevski u përgjigj se nuk ka dallim në qëndrime dhe se Trenevski ato do t’i sqarojë në intervistat gjatë ditëve në vijim.

Gruevski u përgjigj edhe se nuk ka të re në negociatat për emrin dhe se nuk mendon për rikonstruim të Qeverisë, siç kanë shkruar disa mediume.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *