Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

Maqedonia kundër projektrezolutës serbe

30 gusht-
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton i ka dërguar një letër Maqedonisë në lidhje me projektrezolutën serbe kundër Kosovës, raporton T-CH.

Letra është dorëzuar në Ministrinë e Jashtme nga ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.

Në brendësi shkruhet se Shkupi duhet të kundershtojë projektrezolutën.

Aty theksohen edhe motivet se përse duhet kundërshtuar ajo.

Kjo nismë është ndërmarrë pasi Maqedonia do të mbajë qëndrim neutral në OKB për mosftohje të marrëdhënieve me Serbinë

Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën e Serbisë në OKB, me të cilën Beogradi synon bisedime të reja për statusin e Kosovës, ka deklaruar ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milososki.

“Në këtë moment mund të them që është gati se e sigurt se Republika e Maqedonisë nuk do ta përkrah propozim – rezolutën serbe në OKB”, ka thënë Milososki, njofton Zhurnal. Sipas tij, qëndrim të njëjtë ka edhe Mali i Zi.

Maqedonia dhe mali i Zi e kishin njohur pavarësinë e Kosovës të njëjten ditë, përkatësisht me 9 tetor 2008. Megjithatë, Milososki tha se vendimi se cila do të jetë vota e Shkupit në OKB ende nuk është marrë zyrtarisht nga qeveria e Maqedonisë.

“Në vijë të njëjtë jemi edhe me Podgoricën, kurse me atë se cili do të jetë votimi i ynë përfundimtar do të shohim në ditën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

Kundër projektrezolutës serbe tashmë janë shprehur zyrtarisht edhe vendet tjera të rajonit si Shqipëria, Sllovenia, Kroacia dhe së fundi Maqedonia dhe Mali i Zi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *