Home / Lajme / Rajon / Masakra e Dajtit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Masakra e Dajtit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

9 gusht-
“Përkujtojmë aktin sublim për të cilën sakrifikuan veten e tyre në mbrotje të vlerave të larta të një shoqërie demokratike”- tha ministri i Brendshëm Lulzim Basha në fjalën e tij të rastit.

omazhe në Varrezat e Dëshmorëve për nder të 4 oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit të vrarë më 7 gusht 2009 në përpjekje për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.

Nën tingujt e muzikës funebre mes heshtjes dhe dhimbjes në shpirt, autoritetet më të larta të policisë së shtetit, miq kolegë dhe familjarë kanë nderuar sot kujtimin e komandantit të skuadrës, Fatos Xhani e tre kryeinspektorëve Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollari.

Ceremonia ishte njoftuar pak ditë më parë nga Drejtoria e Policisë së shtetit. Por veç ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, në ceremoni nuk ishin të pranishëm zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, përveç atyre të policisë.

“Përkujtojmë aktin sublim për të cilën sakrifikuan veten e tyre në mbrotje të vlerave të larta të një shoqërie demokratike”- tha ministri i Brendshëm Lulzim Basha në fjalën e tij të rastit.

“Shembulli i 4 dëshmorëve na kujton peshën e rëndë të simboleve të polcisië së shtetit për garantimin e lirisë së cdo qytetari”. nënvizoi ministri duke shtuar
“Në këtë kuadër përgatitja e kuadrit ligjor dhe stërvitja operacionale taktike që keni marrë dhe mësimet nga këto ngjarje do të shërbejnë në mënyrë që, kurrë më, kush guxon të drejtojë armën drejt policisë, të mos guxojë ta shkrepë më.”

Ministri i Brendshëm premtoi përkujdesje për familjet dhe fëmijët të cilët më 7 gusht 2009 humbën njeriun e shtrenjtë.

“Askush nuk zëvendëson praninë e njerëzve tuaj por Policia e Shtetit, Ministra e Brendshme ka marrë dhe do marrin të gjitha masat që mungesa e tyre fizike kurrë të mos shndërrohet në një mungesë përkujdesjeje për ju dhe fëmijët. “

Të shtunën e javës së kalaur familjet e 4 policëve të vrarë hapën dyert për të pritur ngushëllimet.

NGJARJA
Pasditen e 7 gushtit të vitit të kaluar, skuadra e Operacioneve Speciale ndërhyri për arrestimin e Dritan Dajtit. Ky i fundit ishte në kërkim si i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa në 17 shkurt 1999, dhe ishte arratisur në vitin 2002 nga gjykata e Tiranës, ku do të rigjykohej për këtë akuzë. Në momentin e ndërhyrjes mes policisë dhe Dajtit pati shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë katër oficerët, si dhe Ledion Mara, i cili u deklarua se ishte mik i Dritan Dajtit. Disa javë pas ngjarjes u arrestua oficeri i policisë, Mariglen Muçaj me akuzën se ka ndihmuar Dajtin të fshihej gjatë kohës që ishte në kërkim.
(s.g/balkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *