Home / Sport / Maskerano transferohet në Barcelonë

Maskerano transferohet në Barcelonë

Më në fund është mësuar destinacioni përfundimtar i mesfushorit argjentinas. Havier Maskerano do të veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Media spanjolle raporton sot se është arritur marrëveshja mes klubit katalanas dhe futbollistit për shumën e 22 milionë eurove, ndërsa 26-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare. Në këtë mënyrë argjentinasi ka injoruar kampionët e Evropës, duke preferuar kampionatin spanjoll.

Tashmë zikaltrit hedhin sytë nga Paolo Montolivo në mesfushë, pasi edhe alternativa Dirk Kajt u dogj dje në mbrëmje. Holandezi u aktivizua në sfidën e kthimit të Ligës së Evropës kundër Trabzonsporit, në përfundim të së cilës deklaroi: “E ardhmja ime është te Liverpuli”. Një alternativë tjetër është edhe Bepe Skuli, i cili u përmend fillimisht e më pas u la mënjanë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *