Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Këshillit të komunës së Tetovës

Mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Këshillit të komunës së Tetovës

27 gusht-
Qytetarët harxhojnë ujin për larje të hapësirave publike (20%) dhe hapësirave private (80%), andaj bëjmë apel të përbashkët për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm”, tha Luma. Ndërsa, sipas tij, bartja e mbeturinave për në deponinë regjionale “Rusiono” zhvillohet normalisht

U mbajtu mbledhja e gjashtëmbëdhjetë me radhë e Këshillit komunal të Tetovës gjatë së cilës këshilltarët kanë diskutuar rreth gjashtëmbëdhjetë pikave të Rendit të Ditës.

Për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Sektorit për Punë të Brendshme është shtyrë për mbledhjen e radhës diskutimi rreth raportit për punën e DPB-së për gjysmë vjetorin e parë të vitit 2010.

Këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan Propozim-Raportin për realizimin e Buxhetin e Komunës së Tetovës për kuartalin e II-të të vitit 2010 dhe Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2010.
Gjatë mbledhjes së Këshillit komunal të Tetovës u miratua Propozim-Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për miratimin e Planeve financiare vjetore të shkollave fillore, të mesme dhe kopshtit të fëmijëve “Mlladost” në Tetovë. Sipas udhëheqësit të Sektorit për Financa dhe Buxhet në komunën e Tetovës, Adnan Neziri, ndryshimet dhe plotësimet në Buxhet imponojnë ndryshime për miratimin e planeve financiare detale për shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës të cilat duhet t’i miratojë Këshilli i komunës së Tetovës.

Këshillëtarët gjatë kësaj mbledhjeje miratuan edhe Raportin e punës dhe atë financiar të NPK “Tetova”-Tetovë për periudhën prej 01.01.2010 deri më 30.06.2010. I pyetur nga këshilltarët për dy probleme akute në qytet, atë të hedhurinave dhe mungesës së ujit të pijshëm, drejtori i NPK-Tetova, Hasan Luma, tha se është e vërtetë se në qytet zbatohet restrikcioni i ujit të pijshëm, dhe gjithashtu tendencat e prurjes janë në ulje. Mirëpo, mungesa e ujit të pijshëm i dedikohet harxhimit enorm të tij nga ana e qytetarëve. “Qytetarët harxhojnë ujin për larje të hapësirave publike (20%) dhe hapësirave private (80%), andaj bëjmë apel të përbashkët për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm”, tha Luma. Ndërsa, sipas tij, bartja e mbeturinave për në deponinë regjionale “Rusiono” zhvillohet normalisht.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të komunës së Tetovës u miratuan edhe Propozim-Vendimet për përcaktimin e PDU për Blokun Urban 5 KK Tetovë, Blokun Urban 71, për një pjesë të Blokut Urban 97 dhe Blokun Urban 60.

Këshilltarët miratuan edhe Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit për regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës për vitin 2010/2011. Sipas këtij Vendimi, në SHMK “Nikolla Shtejn” një paralele me mësim në gjuhën turke për shkak të mosplotësimit të numrit të paraparë do të kthehet në paralele me mësim në gjuhën shqipe. Ndërkaq, në SHMK “Gjoce Stojçevski”, paralelja e paraparë në drejtimin e artit dhe pikturës për shkak të mosplotësimit të numrit të paraparë do të do të riorientohet në paralelen e drejtimit kimiko-teknologjik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *