Home / Sport / Më në fund: Ibra është i Milanit

Më në fund: Ibra është i Milanit

Ora 21:30 e të shtunës ka shënuar fundin e lumtur të telenovelës “Ibrahimoviç”. Suedezi është zyrtarisht futbollist i Milanit për katër sezonet e ardhshme.

Vetë klubi kuqezi publikoi mbrëmë lajmin e shumëpritur për tifozët, nëpërmjet kanalit të vet “Milan Channel”. Administratori i deleguar i klubit italian, Adriano Galiani, shpjegoi formën e transferimit të suedezit: “Kemi gjetur akordin me Barcelonën për huazim me të drejtë blerjeje përfundimtre për 24 milionë euro. Shuma do të paguhet me këste tetë milionëshe gjatë tre viteve të ardhshme. Ibrahimoviçi do të nënshkruajë për katër sezone”.

Sulmuesi 28-vjeçar do të mbërrijë sot në Milano dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e hënë. Siç pohoi edhe numri dy i kluibit, Galiani, prezantimi zyrtar do të bëhet menjëherë pas rikthimit të lojtarit nga grumbullimi me kombëtaren e Suedisë.

Ndërkohë vetë futbollisti ka dhënë deklaratën e parë si kuqezi: “Kemi një sulm fantastik, tashmë varet nga ne. Tifozët do të argëtohen, dua të fitoj gjithçka me Milanin. Rikthehem në Milano me një tjetër skuadër. Milani është një ekip i madh me traditë. Jam shumë i kënaqur që u zgjidh për mirë, pasi situata ishte e vështirë”.

Një tjetër prapaskenë e këndshme ka dalë në dritë gjatë bisedimeve mes palëve për transferimin e Ibrës. Ndërkohë që po nënshkruante transaksionet financiare në zyrat e Barcelonës, suedezi ka lëshuar një batutë për gazetarët spanjollë: “Jam këtu për të rinovuar kontratën”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *