Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Shqiptarët në MPJ, 24.54 për qind

Memeti: Shqiptarët në MPJ, 24.54 për qind

13 gusht-
Si rezultat i përfaqësimit të shqiptarëve në ambasada, sipas ndryshimit të fundit të dërgimit të diplomatëve nëpër misionet diplomatike, është arritur që në mbi 90 për qind të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të ketë diplomatë që flasin gjuhën shqipe.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme Abdulkadër Memedi, tha sot në një brifing me gazetarë, se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë dikaster arrin në 24.54 për qind. Ai tha se nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë, nga gjithsej 107 diplomatë, 23 janë shqiptarë. Ai theksoi se në MPJ ka 3 udhëheqës sektori, 4 ndihmës udhëheqës, 4 udhëheqës njësiti si dhe këshilltarë shtetërorë shqiptar.
Si rezultat i përfaqësimit të shqiptarëve në ambasada, sipas ndryshimit të fundit të dërgimit të diplomatëve nëpër misionet diplomatike, është arritur që në mbi 90 për qind të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të ketë diplomatë që flasin gjuhën shqipe.

I pyetur për iniciativën serbe në OKB, sekretari shtetëror Memeti tha se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim, i cili bie në kundërshtim me veprimet e deritanishme për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *