Home / Sport / Merkato, Reali shpenzon 1 miliard euro në 10 vjet

Merkato, Reali shpenzon 1 miliard euro në 10 vjet

Klubi më me shumë trofe në Spanjë, Reali i Madridit, për 10 vjet ka shpenzuar në merkato shifrën stratosferike prej një miliard eurosh.

E përditshmja sportive “Marca” thotë se asnjë skuadër nuk ka shpenzuar një shume të tillë për përforcimin e skuadrës brenda një dekade.

Ky “mal” me para është shumë më i madh se shuma e shpenzuar nga drejtuesit e Barcelonës në të njëjtën periudhë kohore.

Kristiano Ronaldo për 96 milionë euro, Zinedin Zidan për 72 milionë dhe Rikardo Kaka për 64 milionë janë vetëm tre nga futbollistët e sjellë në “Bernabeu” për shuma marramendëse. Vetëm në merkaton e verës që kaloi Florentino Peres ka shpenzuar 254 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *