Home / Lajme / Maqedoni / Mes zbehjes dhe mburrjes

Mes zbehjes dhe mburrjes

31 gusht-
Patriot thonë se është ai që bën për popullin e vet dhe ky fakt po përbuzet apo përdhoset nga liderët, zyrtarët, funksionarët tanë. Zbehja e politikbërsve shqiptarë fillon dhe mbaron aty ku ka konteste dhe probleme.
Dikasteret më të vështira dhe më problematike, janë në duart e shqiptarëve, jo se ata i kanë shkaktuar problemet, por ashtu i kanë gjetur, të trashëguara me një sërë problemesh

Një përvjetor i keq, apo i mirë. Katër vjet, që kur në krye të vendit është ky kryeministër.
Për shqiptarët keq emë keq. Katër vite të një përbuzje të paparë. Politikashqiptare dëshmoi të
kundërtën në atë që dëshmoi Gruevski dhe partia e tij për popullin e tij. Për katër vite
rresht, politika shqiptare nuk arriti të bëjë asgjë për popullin e vet madje, nuk arriti të ndalë degradimin, kulturor, fetar, arsimor, social etj. Ndonëse për dikë kjo mund të jetë irrituese, por në këtë contest faktet shihen prej qielli. Partitë politike shqiptare, si faktor legjitim, nuk arritën që përfaqësimin kulturor, arsimor, social dhe buxhetor të jetë në nivel, mos themi se ka shkuar mbrapsht. Ironia është se për shqiptarët hapen konkurse për punësim dhe vetëm përmes këtyre konkurseve ata mund të punësohen, kurse pastaj të dalin para ekraneve dhe me mburrje të pranojnë nënçmimin, ” se ja ne punësojmë”, “ne japin vendime”, etj. Patriot thonë se është ai që bën për popullin e vet dhe ky fakt po përbuzet apo përdhoset nga liderët, zyrtarët, funksionarët tanë. Zbehja e politikbërsve shqiptarë fillon dhe mbaron aty ku ka konteste dhe probleme.
Dikasteret më të vështira dhe më problematike, janë në duart e shqiptarëve, jo se ata i kanë shkaktuar problemet, por ashtu i kanë gjetur, të trashëguara me një sërë problemesh.
Çka mund të bëjë një ministër shqiptarë për problemet në shëndetësi, kur dihet se buxheti ndaj kësaj ministrie është i limituar nga padroni Gruevski. Çka mund të bëjë një ministër I Ekologjisë, kur viset shqiptare po ngulfaten nga hedhurinat në çdo skaj. Çka mund të bëjë një ministër i ekonomisë kur para tij rregullohet infrastructure për zonë ekonomike, me një sërë lëshimesh protokollare, dhe me vende që janë në konteste gjyqësore për pronësi. Çka mund të bëjë një
ministër i punës dhe politikës sociale kur në vend numri i të papunëve është mbi 350 mijë, shumica nga viset e populluara me shqiptarë. Pra, katër vite të humbura kot fare, katër vite të dështimit dhe katër vite plot “befasi” të kësaj qeverie, pse jo edhe neveri. Aksione policore, vrasje misterioze, Enciklopedi kontroverse, libra me degradime të skajshme, buxhet simbolik për kulturën shqiptare, buxhet qesharak për komunat shqiptare, dhe së fundmi diskriminim në sferën e investimeve. Për katër vite Gruevski, ka listën e plotë dhe të del para votuesve të tij dhe të numëron nga një deri në 100 për të arriturat e tij. Shqiptarët, apo liderët tanë mund të dalin vetëm para popullit dhe të numërojnë nga një deri në njëqind , vetëm dështimet e tyre dhe të numërojnë se kanë aplauduar dhe kanë ngritur gishta në parlament për të arriturat e Gruevskit. As Thaçi në 2006-2008, as Ahmeti nga 2008-2010, nuk arritën t`I bëjnë ballë lojës së “ndershme” të këtij kryeministri. Nëse Gruevski ka faj, të cilit politikisht edhe mund ti arsyetohet, atëherë cili është faji i këtyre tanëve. Duke kërkuar pushtetin me çdo ngulm këta tanët, harrojnë hallet dhe problemet e popullit, apo duke u marrë me politikën e Gruevskit, harrojnë se
pse shkojnë në Shkup, pse shkojnë në qeveri, pse shkojnë në parlament, harrojnë pse pranojnë të bëhen ministra, drejtor, këshilltarë etj. Nëse do të kishte një matës ku do të peshoheshin Gruevski dhe këta tanët, kandari do tregonte zero kilogram për këta të dytët, ndërsa sa do të peshonte Gruevski, sigurisht se më shumë se 100 bëmat e tij. Me një fjalë, ai ka se me çka të mburret para popullit të tij, solli luanët në shesh, dërgoi investimet dhe buxhetin në pjesën lindore, ndërtoi salla, punësoi aktivistët e tij, ndau buxhet të mirë për komunat e tij etj., kurse këta tanët mund të mburren vetëm me zbehjen dhe pjesëmarrjen në këtë qeveri, që nuk bëri asgjë
për shqiptarët. Në popull shpesh dëgjohet fjala se për të akuzuar dikë, duhet që të jesh më i përgatitur apo të kesh bërë më shumë se ai të cilin e akuzon. Por, në këtë rast, nëse personalizohen gjërat, atëherë kam dhe kemi të drejtë të akuzojnë, sidomos, ne dhe ju të nderuar qytetarët, të cilët nuk kemi votuar asnjëherë në parlament apo nuk jemi ulur në kolltukëve.
Opinioni është botuar në Gazetëb Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *