Home / Sport / Mesi do Maradonën tek Argjentina

Mesi do Maradonën tek Argjentina

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës,Lionel Mesi, deklaroi dje nga Pekini ku ndodhet në një turne me skuadrën katalanase se dëshironte që trajner i Argjentinës të ishte Diego Armando Maradona.

“Do të isha i lumtur nëse Diego do të vendoste të qëndronte në krye të përfaqësueses Argjentinase. Sigurisht që nuk do të doja ta shihja larg kombëtares”, deklaroi Mesi pasi mbërriti në Pekin.

Emri i trajnerit të ri të Argjentinës nuk pritet të mësohet para muajit tetor. Ndërsa lidhur me gjasat e Argjentinës për të fituar në kupën e Botës 2014, Mesi deklaroi se është shumë herët për parashikime të tilla, porse shpreson që gjërat të ecin mbarë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *