Home / Sport / Milani mund të huazojë Ibrahimoviçin

Milani mund të huazojë Ibrahimoviçin

Milani po shikon mundësinë e huazimit të sulmuesit katalanas Zllatan Ibrahimoviç.

“Il Corriere dello Sport” njofton se agjenti i suedezit, Mino Rajola po shikon alternativat e mundshme pasi mundësitë e klientit te tij për një vend në formacion janë zvogëluar ndjeshëm pas mbërritjes së David Viles në “Kamp Nou”.

Ndërsa një raport i “Sport.es”, të mërkurën njoftonte se ish-Interisti ka arritur një marrëveshje sekrete me presidentin e Milanit, Berluskoni.

Barcelona kërkon 40 milionë euro për transferimin, por Milani e ka bërë të qartë se nuk është gati të bëjë një shpenzim të tillë, edhe pse është i mendimit se do të ishte një investim i denjë.

Duke marrë parasysh këtë, Galiani pëlqen opsionin e huazimit me një kontratë një-vjeçare me opsionin për ta transferuar komplet më pas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *