Home / Sport / Milito dhe Interi, mbretërit e Championsit

Milito dhe Interi, mbretërit e Championsit

Zikaltrit i fituan të gjitha çmimet individuale për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Diego Milito, sulmuesi më i mirë dhe futbollisti më i mirë.

Në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Montekarlo pas hedhjes së shortit të grupeve për sezonin e ri, u nderuan futbollistët që shkëlqyen më tepër në Championsin e vitit të kaluar. Portieri më i mirë, mbrojtësi më i mirë, mesfushori më i mirë, sulmuesi më i mirë dhe futbollisti më i mirë: të gjitha nën shenjën e Interit.

Fituesit u zgjodhën nga votimi i 16 trajnerëve të cilët u kualifikuan në fazën e 1/8-ave në sezonin e kaluar. Secili prej tyre kishte të drejtë të zgjidhte midis tre kandidatëve, duke i dhënë tre pikë të parit, dy të dytit dhe një pikë preferencës së tretë. Në “betejën” për portën, braziliani Hulio Sezar mori 42 pikë dhe mposhti konkurrencën e Viktor Valdesit (15) dhe Hugo Lorisit të Lionit (14).

Në mbrojtje, dy nga tre kandaidatët vinin nga kampionët e Evropës (Maikon dhe Lusio), ndërsa i treti ishte Zherard Pike i Barcelonës. Ky i fundit me 21 pikë për pak sa nuk prishi dekorin zikaltër kundrejt Maikonit, i cili grumbulloi 24 pikë. Për Lusion shkuan 16 pikë.

Në mesfushë, as klasi i Ksavit (22 pikë) dhe as golat spektakolarë të Robenit (15 pikë), nuk arritën të ndalin vrullin e holandezit Shnajder (24 pikë), shpirti i Interit gjithçkafitues, frymëzues dhe njeriu i ndeshjes në shumë raëste (për shembull në Kiev).

Në sulm fitoi Diego Milito me 40 pikë, duke lënë pas Lionel Mesin me 28 dhe Uejn Runin me 8 pikë. Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar me dy gola në finalen e Madridit si dhe shënues në ndeshjet më të rëndësishme të Interit, duke merituar edhe çmimin e futbollistit më të mirë të Ligës së Kampionëve në sezonin e shkuar.

Sipas rregullores, trajnerët votues nuk mund të zgjidhnin lojtarët e tyre. Kështu, Mourinjo zgjodhi Lorisin, Lahmin, Shvajnstajgerin dhe Robenin. Për Guardiolën, portieri më i mirë ishte Hulio Sezari, Ançeloti votoi Samuelin si mbrojtësin më të mirë, kurse për Prandelin, mbrojtësi më i mirë ishte Zaneti. Tekniku aktual i kombëtares italiane së bashku me Leonardon votuan Esteban Kambiason në mesfushë.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *