Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët me udhëzime për temperaturat e larta

Mjekët me udhëzime për temperaturat e larta

16 gusht
Gjatë ditës pastroni trupin me shpesh me ujë të ftohtë. Kur jeni në veturë leni hapur dritaret që të ketë qarkullim të ajrit, ndërsa gjatë kohës kur vetura është e mbyllur mos leni askënd brenda në veturë sepse në veturë është shumë nxehtë”, thuhet më tej në udhëzim.

-Rritja e temperaturave në tërë vendin, ka bërë që mjekët të lëshojnë udhëzime për qytetarët.

Me këtë rast në një komunikatë të lëshuar nga kryeshefi i ndihmës së shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini, theksohet se para konsumit të çdo lloj peme apo zarzavate të njejtat duhet të pastrohen. “Gjatë konsumit, qyetarët duhet t`ju shmangen ushqimeve me vezë, majonez, akullore etj.

Gjatë kohës kur janë këto temperatura aktive nga ora 10 deri në ora 17.00, qytetarët duhet të shmangin aktivitetin fizik, duke përfshirë edhe bërjen e sportit, ndërsa punët obligative duhet të kryhen para orës 10.00 ose pas orës 17.00”, thuhet në udhëzimin e lëshuar nga ana ndihmës së shpejtë në Tetovë.

Më tej, në këtë udhëzim theksohet se duhet të vishen tesha me ngjyrë të çelur, ndërsa është e preferueshme të barten syza dhe kapelë. “Gjatë ekspozimit në diell, më shpesh duhet pushim, ndërsa preferohet qëndrimi nën hije dhe ekspozim sa më i vogël në diell.

Gjatë ditës pastroni trupin me shpesh me ujë të ftohtë. Kur jeni në veturë leni hapur dritaret që të ketë qarkullim të ajrit, ndërsa gjatë kohës kur vetura është e mbyllur mos leni askënd brenda në veturë sepse në veturë është shumë nxehtë”, thuhet më tej në udhëzim.

Të sëmurët kronikë duhet të jenë më shumë të disiplinuar në pajtim me këto udhëzime dhe rregullisht duhet ta marrin terapinë.Nëse ndjeni lodhje ngulfatje kërkoni ndihmë nga mjeku ose ndryshoni vendin ku është më freskët dhe konsumoni ujë dhe pije të pa gazuar.

Konsulltoni mjekët nëse ngulfatja e frymëmarrjes zgjat më shumë se gjysëm orë ndërsa nëse ndonjëri prej anëtarëve të familjes ka temperaturë mënjëherë thirreni ndihmës e shpejtë (194), qëndron në udhëzimet drejtuar qytetarëve.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *