Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja sekuestroi 135 kilogramë marihuanë e kualitetit të lartë dedikuar për narko-tregun zviceran

MPB-ja sekuestroi 135 kilogramë marihuanë e kualitetit të lartë dedikuar për narko-tregun zviceran

8 gusht-

“Krahas këtyre dy personave ëstë ndalur edhe një automjet ‘opel vektra’ me targa kroate i drejtuar nga një person 45-vjeçar i cili ka pasur rolin e pastruesit, ka lëvizur para pik-apit i cili ka transportuar marihuanë. Pikërisht ky person prej para një muaji e ka porositur nga Shqipëria, ndërsa tre tani për tani persona të panjohur, ia kanë sjellë në qese najlloni në Gostivar. Ai pastaj ka kontaktuar me dy personat e tjerë të arrestuar që të gjejnë blerës dhe të organizojnë transport në Zvicër”, informoi Kotevski.

Ministria e Punëve të Brendshme sot, në orët e para të mëngjesit, ndërpreu edhe një kanal ndërkombëtar për kontrabandim të drogave narkotike e cila nga Maqedonia përmes Shqipërisë duhej të përfundojë në Zvicër. Janë sekuestruar 135 kilogramë marihuanë të kualitetit të lartë, e cila në narko-tregun zviceran ka mundur të arrijë çmim prej gjysmë milionë eurosh.

“Rreth 40 minuta pas mesnate, në autostradën Veles – Negotinë afër taksapagesës rrugore afër Gradskos, nëpunësit policorë kanë ndalur një automjet ngarkues pik-ap, marka ‘pezho’, i drejtuar nga dy persona të moshës prej 42 dhe 43 vjeçarë. Gjatë kontrollimit të kryer, pas të dhënave operative të marra paraprakisht, janë zbuluar 136 pako kartoni të mbështjella në qese cellofani, të mbushura me marihuanë”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Automjetin e ka drejtuar Muhamer Maksuti nga fshati gostivaras Forinë, ndërsa me të ka qenë Xhevad Ademi, gjithashtu nga rrethina e Gostivarit. Droga nga Shqipëria, madje, e ka furnizuar Sabedin Ristemi.

“Krahas këtyre dy personave ëstë ndalur edhe një automjet ‘opel vektra’ me targa kroate i drejtuar nga një person 45-vjeçar i cili ka pasur rolin e pastruesit, ka lëvizur para pik-apit i cili ka transportuar marihuanë. Pikërisht ky person prej para një muaji e ka porositur nga Shqipëria, ndërsa tre tani për tani persona të panjohur, ia kanë sjellë në qese najlloni në Gostivar. Ai pastaj ka kontaktuar me dy personat e tjerë të arrestuar që të gjejnë blerës dhe të organizojnë transport në Zvicër”, informoi Kotevski.

Maksuti, Ademi dhe Ristemi janë arrestuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit dhe përfundimit të ekspertizës, me padi penale për tregti të palejuar me narkotikë, do të nxirren para gjyqit kompetent në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *