Home / Sport / Mustafi 90 minuta, Sundsvall në vendin e dytë

Mustafi 90 minuta, Sundsvall në vendin e dytë

Futbollisti nga Shemshova e Tetovës dhe ish-anëtari i Shkëndijës Nuri Mustafi vazhdon me paraqitjet e suksesshme me skuadrën e tij GIF Sundsvall, me te cilët pas fitores së re qëndrojnë në vendin e dytë të tabelës, me vetëm tre pikë më pak se lideri i renditjes, Norrkoping.

Shqiptari nga Maqedonia, Nuri Mustafa, është paraqitur 90 minuta në fitore me rezultat të ngushtë 3:2 të Sundsvallit kundër Vasby-t, në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Fitore shumë e vështirë e Sundsvallit, por shumë domethënëse, pasi e mban në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 37 pikë dhe tri pikë më pak se i pari, Norrkoping.
Mustafi pati paraqitje të mirë dhe shpreson se do të arrijnë të kalojnë me pikë edhe skuadrën kryesuese në tabelë. Skuadra e Mustafit këtë vit ka ambicie të rrikthehet në kategorinë e Parë, prej ku u largu para dy sezoneve, ndërsa vitin e kaluar kishin tentim të pasuksesshëm për tu ngjitur një rang më lartë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *