Home / Lajme / Maqedoni / Myftinitë kundër Ramadan Ramadanit

Myftinitë kundër Ramadan Ramadanit

9 gusht-
“Ne si anëtarë të Shoqatës së Ulemave pranë Myftinisë së BFI Shkup, jemi tepër të indinjuar nga fakti se Ramadan Ramadani i cili në kokat tona paraqet sinonimin e përçarjes, fitneve, dhunës dhe sjelljeve radikale, pa asnjë turp i jep vetës të drejtë të del nëpër mediume dhe flet në emër të imamëve dhe xhemateve të Shkupit”, u tha në konferencën për shtyp të Shoqatës së Ulemave pranë Muftinisë së BFIM-së në Shkup.

Hoxha i shkarkuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, Ramadan Ramadani, i cili akuzohet nga radhët e udhëheqësish së BFI-së për propagandim të vehabizmit radikal, për grumbullimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të BFIM-së, Sulejman Rexhepi.

Ai vazhdon të kërkojë largimin e kreu aktual të BFIM-së edhe pse një gjë e tillë është e pamundur pa përkrahjen e 13 myftinive të BFI-së. Sipas statusit të BFIM-së emërimi apo shkarkimi nga kjo pozitë mund të bëhet vetëm nga 13 myftinitë e BFI-së, përkatësisht me shumicë votash.

Deri më tash, të gjitha myftinitë deklarohen të jenë përkrahës të Rexhepit dhe kundër kërkesës së Ramadan Ramadanit.
Kjo është vërtetuar edhe në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI-së të mbajtur gjatë vikendit ku është diskutuar edhe për aktivitetet e institucionit më të lartë fetarë për muajin e bekuar të Ramazanit si dhe për fillimin e aktiviteteve për organizimit e Haxhit për vitin 2010.

“Duke u nisur nga vlerat dhe vendi që zë muaji i bekuar i Ramazanit në kalendarin hixhrij si dhe nga përvoja dhe tradita shumëvjeçare të organizimit të jetës fetare në RM brenda muajit të Ramazanit, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RM përgatiti një përmbledhje temash të cilat do ti përpunojnë dhe ligjërojnë imamët, hatibat dhe vaizat gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet në njoftimin e Rijasetit të BFI-së.

Rijaseti i BFI-së bëri të ditur se gjithashtu do të organizojë Iftare me kategori të ndryshme të besimtarëve të cilat do të shfrytëzohen për këmbime mendimesh, sikur me të vobektit dhe të varfrit, me mërgimtarët, zejtarët, afaristët etj.

Rijaseti i BFI-së po ashtu i obligon Myftinitë të hartojnë një raport të përgjithshëm pas mbarimit të Ramazanit për aktivitetet e ndryshme të nëpunësve fetarë gjatë muajit të agjërimit.

Organi më i lartë i BFI-së analizoi edhe mënyrën e organizimit të Haxhit dhe vendosi që udhëtimi i Haxhit do të organizohet nëpërmjet vijës ajrore dhe tokësore.Çmimi i udhëtimit për ajri do të jetë 2750 euro, ndërsa për toke 2150 euro.

Ditë më parë, Shoqata e ulemave ka kërkuar nga Ramadan Ramadani që të heqe dorë nga përdorimi i dhunës dhe t’iu lejoj kompetentëve ta kryejnë punën e tyre.“Ne si anëtarë të Shoqatës së Ulemave pranë Myftinisë së BFI Shkup, jemi tepër të indinjuar nga fakti se Ramadan Ramadani i cili në kokat tona paraqet sinonimin e përçarjes, fitneve, dhunës dhe sjelljeve radikale, pa asnjë turp i jep vetës të drejtë të del nëpër mediume dhe flet në emër të imamëve dhe xhemateve të Shkupit”, u tha në konferencën për shtyp të Shoqatës së Ulemave pranë Muftinisë së BFIM-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *