Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimi i emrit të shtetit do të ishte precedent ndërkombëtar, konsideron presidenti Ivanov

Ndryshimi i emrit të shtetit do të ishte precedent ndërkombëtar, konsideron presidenti Ivanov

20 gusht-
Në kontekst të vlerësimeve të tij se nuk guxon të shpejtojë me çfarëdo qoftë zgjidhje për çështjen, Ivanovi i pyetur se cilat do të ishin garancitë nga pala greke se do ta respektojë marrëveshjen që ka dalë nga bisedimet aktuale kur përvojat e deritanishme e tregojnë të kundërtën.

Urim Hasipi
Çështja rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë kërkon durim dhe vëmendje të jashtëzakonshme, që neve na imponohet sa më shpejt të gjehet zgjidhje, si parakusht për integrimet euroatlantike, që aspak nuk është paraprarë me marrëveshjen e përkohshme me Greqinë fqinje nga viti 1995, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me gazetarët në rezidencën “Biljana” në Ohër.

Ivanov në brifingun me gazetarët e theksoi ndërlikueshmërinë e problemit, që të gjitha presionet kryhen mbi palën e Maqedonisë, e cila edhe propozon nisma dhe takime me udhëheqësinë politike greke, ndërsa njëkohësisht shteti fqinj grumbullon pika politike si partner konstruktiv në “bisedimet”.

Sipas presidentit të Maqedonisë, zgjidhja e problemit është në tejkalimin e mosbesimit të të gjitha niveleve të jetesës në këto hapësira, ndërsa në këtë kontekst edhe marrëdhëniet mes popujve të dy shteteve fqinje.

Besimi mes qytetarëve të thjeshtë shënon përparim, që nuk është rast me politikanët, vlerëson Ivanovi, me këtë rast duke theksuar se për një vit sa është në funksion presidenti i shtetit, në disa raste e ka ftuar publikisht kolegun e tij grek në takim, në të cilin siç thotë, ndoshta nuk do të gjehej zgjidhje për çështjen rreth emrit, por gjithsesi do të ishte mesazh i mirë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse mes popujve dhe udhëheqjeve politike të dy vendeve.

Ivanovi me këtë rast përmendi lëshimet e diplomacisë së Maqedonisë në të kaluarën, me ç’rast u ftua në bisedë me eurodeputeten Doris Pak, nga e cila ka marrë informacion se Maqedonia e hedh poshtë ofertën e vitit 1995 që të fillojë procese integruese për anëtarësim në NATO dhe BE nën referencën e përkohshme.

Sipas Ivanovit, Greqia i shkel dispozitat nga marrëveshja e atëhershme, se nuk do t’i pengojë integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se juridikisht të gjitha adutet janë në anën tonë.

Në kontekst të vlerësimeve të tij se nuk guxon të shpejtojë me çfarëdo qoftë zgjidhje për çështjen, Ivanovi i pyetur se cilat do të ishin garancitë nga pala greke se do ta respektojë marrëveshjen që ka dalë nga bisedimet aktuale kur përvojat e deritanishme e tregojnë të kundërtën.

Sipas presidentit të vendit, Maqedonia është për zgjidhje, por se me këtë rast shteti duhet të mbajë llogari për dinjitetin e tij, sepse nuk është në pyetje vetëm emri i shtetit, por edhe identiteti.

Shefi i shtetit të Maqedonisë konasideron se ndryshimi i emrit të shtetit do të ishte precedent ndërkombëtar, kështu që ky skenar hap mundësi për shtetet e fuqishme përmes detyrimit dhe presioneve ta ndërrojnë identitetin e vendeve më të dobëta.

Të gjitha lëshimet e bëra jashtë dispozitave ekzistuese të projektuara në kartën e Kombeve të Bashkuara për pranim të anëtareve të reja, për Ivanovin paraqesin rrezik serioz që të njejtat të keqpërdoren në të ardhmen, si mjet për presion ose imponim të kushteve të reja nga disa shtete për plotësimin e interesave më të ndryshme.

Për marrëdhëniet ndëretnike në vend, në kontekst të çështjes rreth emrit, presidenti me bindje se shteti funksionon në të gjitha segmentet, respektivisht se qytetarët duhet të kenë besim në institucionet e sistemit.

Të ardhmen e vendit dhe të rajonit më gjerë, presidenti Ivanov e shikon në hapjen e shteteve dhe vetë shoqërive, si parakusht për kapërcimin e gjendjes së tanishme në Ballkan, kështu që sipas tij, mbyllja çon drejt izolimit, respektivisht gjeneron situata konfliktuoze.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *