Home / Sport / NË AUTOKOMANDË DERBI LOKAL

NË AUTOKOMANDË DERBI LOKAL

Pasi javën e kaluar startoi kampionati i ri në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll kur në një javë të stërzgjatur u zhvilluan ndeshjet e xhiros së parë, këtë vikend në program janë ndeshjet e javës së dytë. Në stadiumin e lagjes “Autokomandë” të Shkupit do të zhvillohet derbi lokal, kur për herë të parë në një ndeshje të Ligës së Parë do të takohen skuadrat fiqnje Metalurgu dhe Skopje.

Metalurgu sezonin e kaluar u rradhit në pozitën e tretë duke debutuar në kupat Europiane dhe këtë sezon kanë ambicie të mëdha, ndërsa Skopje sezonin e kaluar arriti të sigurojë kualifikim në elitën e futbollit vendor dhe shpreson që në vitin e parë të jetë sa më larg brengave për mbijetesë. Sigurisht që në përparësi të vogël është Metalurgu, mirëpo në këso takime derbi, adrenalini ngritet në maksimum dhe asnjëherë nuk mund të parashikohet fituesi para se të mbyllet takimi. Shkëndija e Tetovës ndeshjen e lodhshme dhe problematike me Teteksin i’a ka lënë të së kaluarës dhe tani me gjithë vëmendjen është koncentruar ka dueli me Bregallnicën në Shtip, ku do të kërkohen tre pikët e parë në sezonin e ri. Sileksi pas debaklit nga Horizonti në ndeshjen e parë, tani kërkon të përmirësojë imazhin kur në teren të vet do të ketë skuadrën e Vardarit. Në stadiumin e qytetit në Tetovë Renova do të presë Horizontin në duelin i cili njërën prej këtyre skuadrave do ta mbajë në pozitën e parë edhe pse bëhet fjalë vetëm për startin e kampionatit. Rabotniçki dhe Teteksi njëjtë si javën e kaluar edhe tani ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë një gjegjësisht dy ditë më vonë, për shkak të angazhimeve që kishin në Europa Ligë. Rabotniçki të dielën në fushë të vet përballet me Napredokun, ndërsa Teteksi të hënën është mysafir i Pelisterit në Manastir.

Dyshet e javës së dytë:
Të shtunën:
Bregallnica – Shkëndija
Metalurgu – Skopje
Sileksi – Vardari
Renova – Horizont Turnova
Të dielën:
Rabotniçki – Napredoku
Të hënën:
Pelisteri – Teteksi

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *