Home / Lajme / Maqedoni / Në Deve Bair konfiskohen 156.000 franga zvicerane dhe 56.000 euro

Në Deve Bair konfiskohen 156.000 franga zvicerane dhe 56.000 euro

12 gusht-
Siç kumtoi sot Drejtoria doganore e Maqedonisë, gjithsej 156.000 franga zvicerane dhe 56.000 euro janë gjetur gjatë bastisjes së tre shtetasve turq – shoferë të autobusit me targa të Maqedonisë, i cili rregullisht qarkullon në linjën Strugë-Stamboll-Strugë, i cili në orët e mbrëmjes dje është paraqitur për dalje nga shteti. Doganierët e Sektorit për punë operative kanë gjetur 96.000 franga zvicerane në pallton dhe pantallonat e A.A., 60.000 franga zvicerane dhe 18.000 euro, në pantallonat dhe nën rripin e K.E. dhe 38.000 euro në xhepin e pantallonave të Sh.E.

Doganierët në vendkalimin kufitar Deve Bair dje parandaluan tentim për nxjerjen e një sasie më të madhe të mjeteve devizore nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi sot Drejtoria doganore e Maqedonisë, gjithsej 156.000 franga zvicerane dhe 56.000 euro janë gjetur gjatë bastisjes së tre shtetasve turq – shoferë të autobusit me targa të Maqedonisë, i cili rregullisht qarkullon në linjën Strugë-Stamboll-Strugë, i cili në orët e mbrëmjes dje është paraqitur për dalje nga shteti. Doganierët e Sektorit për punë operative kanë gjetur 96.000 franga zvicerane në pallton dhe pantallonat e A.A., 60.000 franga zvicerane dhe 18.000 euro, në pantallonat dhe nën rripin e K.E. dhe 38.000 euro në xhepin e pantallonave të Sh.E.

Devizat e paparaqitura janë marrë përkohësisht dhe janë deponuar në kasafortën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, ndërsa kundër kundërvajtësve janë përpiluar procesverbale për shkelje të kryer devizore dhe ka filluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë para Komisionit për shkelje në kuadër të Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *