Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni nuk është regjistruar asnjë rast me virusin e ‘Nilit perëndimor’

Në Maqedoni nuk është regjistruar asnjë rast me virusin e ‘Nilit perëndimor’

11 gusht-
“Nga 96 deri në 97 për qind të rasteve kjo sëmundje përfundon me tërheqje dhe me formë të lehtë klinike. Pas inkubimit prej dy deri 14 ditë ka paraqitje të sëmundjes. Në nivelin e parë sëmundja nuk mund të dallohet nga cilado sëmundje tjetër akute e cila fillon me simptoma të gripit. Format më të rënda klinike midis një dhe katër për qind mund të përfundojnë me rezultat të vdekjes”, theksoi Karaxhovski.

Deri në ditën e sotme në Republikën e Maqedonisë nuk është regjistruar asnjë rast i të prekurve me virusin e “nilit perëdimor” i cili tek njeriu transferohet me kafshim nga mushkonja. Njëzetë të sëmurë janë regjistruar në pjesën veriore të Greqisë nga të cilët dje gjashtë të ri në rrethin e Larisas dhe Verias. Janë regjistruar dy raste të vdekjes, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar, tha në konferencën e sotme për shtyp pro.dr. Zharko Karaxhovski nga Sektori për sëmundje infektuese në kuadër të Institutit për shëndet publik në Maqedoni.

Ai theksoi se 95 për qind e të gjitha rasteve të regjistruara janë persona mbi 55 vjet. Nga forma më e rëndë e kësaj sëmundje, theksoi ai, më së shpeshti sëmuren personat e moshës mbi 55 vjet dhe janë imunokompromitues, kanë sëmundje malinje, diabet dhe tek të cilët sëmundja manifestohet më rëndë.

“Prejardhja e virusit është Nili perëndimor në Egjipt. I gjithë baseni mesdhetar është goditur për zhvillimin e mushkonjës. Virusi është regjistruar edhe në hemisferën veriore dhe lokacioni i tij është në Amerikën Veriore dhe të Mesme, pjesa veriore e Afrikës, baseni mesdhetar dhe Evropa jugore dhe juglindore. Epidemi të mëdha me më shumë se 200 deri 300 të sëmurë nga virusi dhe më shumë se 20 të vdekur në dekadën e kaluar janë regjistruar në Rusi dhe në pjesën juglindore të Rumanisë në deltën e Danubit”, tha Karaxhovski.

Ai sqaroi se më shumë se 59 lloje të mushkonjave janë ato të cilët janë transmetues të kësaj sëmundjeje, ndërsa në mesin e tyre është edhe mushkonja tigër e cila mund ta transmetojë virusin.

“Rezervoar i virusit janë shpendët shtegtarë dhe në to ai shtohet dhe ato janë kusht ideal ta ruajnë në vete. Deri më tani nuk është e njohur se sekretet dhe ekskretet e njeriut mund ta transferojnë këtë sëmundje. Sipas hulumtimeve më të reja vlerësohet se transfuzioni i gjakut të njeriut të sëmurë mund ta transmetojë infeksionin tek njeriu i shëndoshë. Gjitarët e tjerë në numër më të vogël në mënyrë potenciale mund ta transmetojnë virusin”, theksoi Karaxhovski.

Ai tha se me kafshimin nga mushkonja virusi hyn në qarkullimin e njeriut dhe se ka dy tipe të infeksionit- i lehtë formë klinike i cili manifestohet si ethe “Nili perëndimor” (me simptoma të dobësisë, lodhje, ndyrësi, vjellje, humbje të apetitit, gjëndra të zmadhuara nifatike dhe paraqitje të skuqjes nëpër trup) dhe formë më të vështirë neurologjike dhe përfshirjen e sistemit qendror nervor (sëmundje fillestare është ndezja në tru).

“Nga 96 deri në 97 për qind të rasteve kjo sëmundje përfundon me tërheqje dhe me formë të lehtë klinike. Pas inkubimit prej dy deri 14 ditë ka paraqitje të sëmundjes. Në nivelin e parë sëmundja nuk mund të dallohet nga cilado sëmundje tjetër akute e cila fillon me simptoma të gripit. Format më të rënda klinike midis një dhe katër për qind mund të përfundojnë me rezultat të vdekjes”, theksoi Karaxhovski.

Përfshierja e sistemit nervor qendror, sqaroi ai, mund të jetë akut (pacientit në kohëzgjatje prej 24 orë, i fillon simptomat e para me të dëgjuar dhe të folur të vështirësuar, kokëdhembje, marramendje, vjellje, refleksa të humbur, frymëmarrje të vështirësuar).

Ai tha se parandalimi më i mirë nga kafshimi i mushkonjës është nëse shmangen ato aktivitete kur mushkonjat janë më aktive, ndërsa kjo periudhë është në perëndim të diellit dhe në mëngjes para agimit.

Duhet veshur roba me mëngë të gjata nëse hyjmë në vende për të cilat e dimë se ka mushkonja – pikniqe, pyje, ku ka kallame, ujëra të paderdhur, shtoi dr. Karaxhovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *