Home / Lajme / Maqedoni / Në ujërat e Liqenit të Ohrit, gjendet trupi i pajetë i Rijad Sulejmanit

Në ujërat e Liqenit të Ohrit, gjendet trupi i pajetë i Rijad Sulejmanit

9 gusht-
Në këtë kërkim ishin angazhuar edhe polombarë të pavarur, të cilët janë të mirënjohur në rajonin e Strugës, të cilët edhe kësaj here u treguan shumë efikas në raste të këtilla. Pas rreth 40 minuta kërkimi, rreth orës 7:10, nga polombari i pavarur Madrid Çollaku, në një thellësi prej 1.5-2 metra dhe rreth 30-40 metra larg bregut u gjet trupi i pajetë i Rijad Sulejmanit dhe u soll në afërsi të bregut, ku ishin tubuar shumë familjar të të ndjerit dhe qytetar e kalimtar të rastit.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në ujërat e Liqenit të Ohrit, kur gjatë orëve të vona të pasditës së djeshme, u mbyt në ujë Rijad Sulejmani, nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme nga Buzallkova e Velesit, dhe kërkimeve të trupit të tij deri në orët e vona të pasmesnatës, kur edhe u ndërpre kërkimi për shkak të kushteve të vështërsuara, sot në mëngjes kërkimet vazhduan dhe kufoma u gjet.

Kërkimet e sotme, pas pregatitjeve dhe koordinimit të njësitit të policisë ujore, polombarëve dhe qytetarëve shpëtimtar, filluan rreth orës 6.30 minuta, duke kontrolluar një front të gjërë të sipërfaqes së Liqenit.

Në këtë kërkim ishin angazhuar edhe polombarë të pavarur, të cilët janë të mirënjohur në rajonin e Strugës, të cilët edhe kësaj here u treguan shumë efikas në raste të këtilla. Pas rreth 40 minuta kërkimi, rreth orës 7:10, nga polombari i pavarur Madrid Çollaku, në një thellësi prej 1.5-2 metra dhe rreth 30-40 metra larg bregut u gjet trupi i pajetë i Rijad Sulejmanit dhe u soll në afërsi të bregut, ku ishin tubuar shumë familjar të të ndjerit dhe qytetar e kalimtar të rastit. Gjithë këto veprime janë zhvilluar nën kujdesin dhe drejtimin e policisë ujore dhe të SPB-së në Strugë e Ohër.

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë, në vendin e ngjarjes përsëri erdhën prokurori public i Prokurorisë themelore në Strugë, Ruhi Ziba, gjykatësja hetuese e Gjykatës Themelore në Strugë, Sonja Gjonçeska, inspektor të SPB-së, ekipi i Shtëpisë së shëndetit dhe organeve tjera, për procedurën e zbardhjes së rastit.
Pasi mjeku kujdestar i Shtëpisë së shëndetit në Strugë, Gjorgji Trpo, konstatoi vdekjen, kufoma u dërgua në morgun e Spitalit të qytetit, ku është dashur të bëhet obduksioni nga mjekoligjorët nga Manastiri.

Rijad Sulejmani, 16 vjeçar nga Buzallkova e Velesit, nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, humbi jetën tragjikisht gjatë orëve të vona të pasditës së djeshme, duke lundruar me bananë e tij Bajram Sulejmanin, me pedalina, jashtë zonës së sigurisë dhe pa jastëk shpëtimi, edhe pse që të dy nuk dinin not. Papritmas, në rrethana të pasqaruara ai ka rënë nga pedalina dhe është zhdukur nga sipërfaqja e ujit. Me të vërejtur i ati, se djali ka rënë në ujë, duke e ditur nuk din as not, ka lëshuar një britmë, për të kërkuar ndihmë. Të gjithë plazhistët që janë gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes janë përpjekur për ti ndihmuar të mbyturit, mirëpo përpjekjet e tyre kanë qënë të kota. Janë alarmuar ekipet e shpëtimtarëve në ujë, të të trajnuar nga Kryqi i Kuq dhe të angazhuar nga koncesionerët e plazheve, por as angazhimi dhe përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultate të kërkimit.

Në ndihmë u kanë ardhur edhe ekipet e specializuara të SPB-së, ekipet e polombarëve dhe pas kërkimit mbi katër orë, në ora 21.15, janë nëdërprerë kërkimet në kushte të vështërsuara nate, për të vazhduar ditën e sotme me të zbardhur drita, kur edhe Liqeni i Ohrit është më i qetë dhe më i pastër.
Viktima së bashku me bananë me pedalinë kanë lëvizur jashtë vijës së shënuar, ose më mirë të thuhet jashtë zonës së sigurisë, që vetëvetiu paraqet rrezik për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë zonë të shënuar.

Nga ana tjetër, koncesionerët vazhdimisht kanë kërkuar nga MTL, Kapiteneria dhe organet komunale që për sigurinë e pushuesve dhe plazhistëve, sidomos fëmijve të moshës jomadhore, të mos lejohet përdorimi dhe shfrytëzimi i pedalinave në plazhet e koncesionuara, por kërkesat e tyre nuk janë përfilluar dhe pedalinat vazhdimisht kanë qënë të pranishme nëpër plazhe. Ky është rasti i dytë që “pedalinat” marrin jetë njeriu. Para disa ditës në plazhet e Ohrit, poashtu nga pedalina gjeti vdekjen 21 vjeçari nga Prilepi.

Vlen të theksohet se edhe gjatë kërkimeve të mbrëmshme, polombari dhe shpëtimtari i mirënjohur në rajonin e Strugës, Madrid Çollaku është afruar për ndihmë, drejtuesit e ekipeve të shpëtimit të Kryqit të Kuq, nuk e kanë lejuar të intervenojë, me arsyetimin se “për këto aktivitete ka procedurë!”.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *