Home / Lajme / Maqedoni / Nëntë vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Nëntë vjet nga Marrëveshja e Ohrit

12 gusht-
Edhe nëntë vjet pas kësaj, Marrëveshja e Ohrit edhe më tej e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombltare dhe të pjesës më të madhe të partive të bllokut politik maqedonas dhe atij shqiptar, si një kornizë e vetme për zhvillim të vendit. Zakonisht ambasadat e SHBA-së dhe misionet e BE-SË , NATO-s dhe OSBE-së në vend çdo vit deklarohen për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje

Më 13 gusht mbushen plot nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit me të cilën ui dha fund konfliktit në vitin 2001 dhe u vendos kornizë për bashkëjetesë ndëretnike dhe perspektivë euroatlantike të vendit.

Edhe nëntë vjet pas kësaj, Marrëveshja e Ohrit edhe më tej e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombltare dhe të pjesës më të madhe të partive të bllokut politik maqedonas dhe atij shqiptar, si një kornizë e vetme për zhvillim të vendit. Zakonisht ambasadat e SHBA-së dhe misionet e BE-SË , NATO-s dhe OSBE-së në vend çdo vit deklarohen për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi në deklaratën për MIA-n vlerëson se deri tani rrjedh si duhet implementimi i marrëveshjes, pas të cilës qëndron bashkësia ndërkombëtare dhe kontribuon drejt integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Në pajtim me strategjinë e Sekretariatit për implemetimin e Marrëveshjes së Ohrit , theskoi ai aktiviteti kryesor edhe në të ardhmen mbetet realizimi i obligimit për përfaqësimin e barabartë të të gjitha bashkësive etnike në administratën shtetërore.

“Në këtë fushë, që është prirotet i qeverisë, ka një progres të mirë. Rreth 20 për qind lëviz numri i shqiptarëve në administratë shtetërore. Nga komunitetet e tjera vetëm serbët dhe vllehët janë më tepër të punësuar nga ajo se sa janë të përfaqësuar komunitetet. Më pak të përfaqësuar janë bashkësia rome dhe turke dhe prandaj jemi të fokusuar për punësimin e personave të këtyre komuniteteve në administratën shtetërore”, tha Ademi

Ai paralajmëroi se Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit së shpejti do të miratojë edhe një plan aksional për implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili gjithashtu është një nga prioritetet. Plani aksional e përgatit grupin e punës me përfaqësues të inkuadruar nga të gjitha insitucionet shtetërore dhe nga BNJPL-ja.

Sektretariati punon edhe në koordinimin për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pas miratimi të të cilit, thotë, të gjitha institucionet shtetërore kanë obligim ta zbatojnë, posaçërisht pushtetin vendor.

Risi të cilën këtë vit e planifikon Sekretariati është edhe bashkëpunimi me organizaat joqeveritare në funksion të avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe të promovimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Javën e ardhshme do të publikojmë shpallje për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe të Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë program janë siguruar 200 mijë euro nga buxheti i Sekretariatit të cilat do të shfrytëzohen deri në fund të vitit”, informoi zëvendëkryeministri Ademi.

Profesori i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Shkupit, Vllado Buçkovski, njëri nga pjesëmarrësit në negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, në intervistën për BBC thekson se Marrëveshja e Ohrit është “Ilindeni i tretë për Maqedoninë, themeli i qëndrueshmërisë së Maqedonisë dhe sintezë e dy Ilindeneve”.

Kundrejt jubileut të nëntë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ai tregon se fokusi duhet të vihet në qasjen drejt financave publike, por edhe nënvizon se, edhe pse Marrëveshja solli stabilizim të marrëdhënieve ndëretnke, ai është “tejet i politizuar dhe përdoret për qëllime partiake”.

“Qeveritë, pa dallim nga cilat parti politike janë formuar duhet të bëjnë programe vjetore për plotësimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit”, konsideron Popovski.

Dukumenti është, thotë, kompatabil edhe me ligjet e BE-së, dhe sa më shpejt ajo do të kuptohet, aq më shpejt do të afirmohet si “hap i fundit i stabilizimit të Republikë së Maqedonisë si shtet”.

Nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet thonë nga monenti ku u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit partia e respekton edhe do të vazhdojë në mënyrë konsekuente ta zbatojë me të gjitha përparësitë dhe dobësitë e saj.

“Bëjmë maksimumin ta zbatojmë sipas dinamikës së konfirmuar, por edhe më shpejt nga ajo deklaroi Ilija Dimovski drejtor i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së dhe deputet nga kjo parti.

LSDM-ja opozitare, gjithashtu, konfirmon se mbetet mbështetës konsekuent i Marrëveshjes së Ohrit dhe porosit se për zbatimin e saj efikas dhe konsekuent është kyç vullneti politik i aktorëve kryesorë politikë në shtet, posaçësrisht ata nga pushteti.

“Në këtë kuptim, ndërtim i vazdhueshëm i besimit ndërmjet partive politike nga blloku shqiptar dhe maqedonas është pjesë shumë e rëndësishme “e padukshme” nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi nënkryetari i LSDM-së Gordan Georgiev.

Ai midis të tjerave, theksoi se modeli multietnik i Maqedonisë nënkupton edhe detyrimim e komuniteteve më të mëdha etnike (maqedonasve dhe shqiptarëve) kundrejt komuniteteve më të vogla të turqve, romëve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve etj.

Dërgoi kritika edhe në atë siç thotë punësimet sipas marrëveshjes që sipas tij, në vend të atyre partiake, duhet që të përcaktohen në kritere të forta të kompetencës.

Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së, një nga partitë nënshkruese të dokumentit, vitin e kaluar për Marrëveshjen e Ohrit vlerësoi se është tejkaluar dhe se është i nevojshëm ridefinimi i marrëdhënieve midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, për atë se partia pothujase tërë vitin e bojkotoi Parlamentin. Paralajmëruan se Thaçi do ta prezantojë qëndrimin partiak për nëntëvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Dokumentin, pas harmonizimit disaditor në Ohër, në Shkup e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe i PPD-së, Imer Imeri. Në cilësi të garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqëuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Qeveria edhe sivjet organizon pritje solemne me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në pritjen që do të organizohet nesër në Hotelin Aleksandar Pallas, janë të ftuar kreu shtetëror, funksionerë qeveritarë, kori diplomatik, partitë politike dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-ve. Praninë e tyre deri tani e kanë konfirmuar presidenti i shtetit Gjeroge Ivanov dhe disa ambasadorë. Sipas programit të përgatitur nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nesër do të organizohet edhe tribunë e titulluar, “Marrëveshja e Ohrit sot dhe në perspektivë” në të cilën do të marrin pjesë presidenti Ivanov, nënkryeministri i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe dy profesorë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *