Home / Lajme / Maqedoni / Nesër fillon muaji i Ramazanit

Nesër fillon muaji i Ramazanit

10 gusht-
Në fund të mesazhit Resi ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi i uroi të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen, në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në trojet tona etnike, në diasporë fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e bereqet në familje, dhe agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu i Gjithëmëshirshëm

Besimtarët e besimit islam nga dita e nesërme e fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, kur profetit Muhamed a.s. iu është shpallur nga Zoti i plotëfuqishëm libri i shenjtë – Kurani.

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë. Kreu i BFI-së, tha se ky është muaj i paqes, tolerancës dhe solidaritetit ndaj, ftoi të gjithë që t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

“Ramazani për shoqërinë myslimane njihet muaj i fitoreve, andaj prej Ramazanit të kaluar e deri më sot, brenda një viti Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka numëruar suksese të shumta, jemi përballur me sfida të ndryshme si në planin e brendshëm ashtu edhe jashtë saj, dhe gjithmonë kemi dalë fitimtarë”, shton Raxhepi në mesazh.
“Nëpërmjet Jush, u përcjell të gjithë besimtarëve kudo që ndodhen urimin që drita e shpresës të ndriçojë jetët e tyre përgjithnjë, paqja e shpirtit t’i shoqërojë çdo çast dhe tek besimi të triumfoj ndjenja e mirësisë, mirëkuptimit, vëllazërisë, tolerancës dhe solidariteti human, shtohet në masazh.

Në fund të mesazhit Resi ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi i uroi të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen, në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në trojet tona etnike, në diasporë fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e bereqet në familje, dhe agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu i Gjithëmëshirshëm
Me rastin e ardhjes se muajit te ramazanit telegram urime derguan shume subjekte politike, shoqerore organizata fetare etj.

“Ramazani është muaj kur të gjithë, të pasur e skamorë, barazohen mes veti duke shmangur ushqimin dhe kënaqësit tjera, edhe atë për t’i dëshmuar Zotit se janë në rrugën e tij. Ky është muaj kur i pasuri duhet ta ndërmend të varfërin, kur të gjithë ne duhet të shohim se përpos obligimeve ndaj Zotit, kemi për detyrë edhe të nxisim të mirën në ne, t’ia shtrijmë dorën nevojtarit dhe të dëshmojmë se lumturia dhe e mira personale është e kushtëzuar nga ajo e të tjerëve, se i miri i vetvetes dhe për Zotin, është ai që bënë mirë për të tjerët dhe shoqërinë ku jeton.
Ju dëshiroj ditë sa më të lehta të agjërimit dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë”, thuhet ne telegram urimin e kryetarit te BDI-se Ali AHmeti.

“Sakrifica gjatë këtij muaj, së bashku me ibadetet dhe lutjet tjera uroj që të jenë të pranuara.
Poashtu uroj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirtin dhe familjet tuaja.
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që ky Ramazan të shënojë një nismë të re për mirëqenien tuaj të përgjithshme”, thuhet ne telegram urimin e Kryetarit te PDSH-se Menduh Thaçi

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, muajit të ndryshimit, Forumi Rinor Islam në Maqedoni, të gjithë besimtarëve musliman ua uron arritjen e këtij muaji të bekuar duke i’u lutur All-llahut të Madhërishëm që ta bëjë muaj të intensifikimit të adhurimit dhe humanitetit, muaj të pastrimit të shpirtit dhe ngritjes sonë në nivelet më të larta të vetëdijes njerëzore dhe zbatimit të urdhrave islame, ta bëjë muaj të ndryshimeve pozitive dhe konstruktive në shoqëri.
Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, të gjithë besimtarëve musliman ua uron fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, me shpresë që ky muaj të jetë muaj i adhurimit, paqes, solidaritetit dhe i kthimit kah e mira në të gjitha sferat, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese.Për hajr na qoftë të gjithve.
All-llahu ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet tjera gjatë këtij muaji të bekuar”, thuhet ne telegram urimin e FRI.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *