Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër kthehen në bankat shkollore

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër kthehen në bankat shkollore

31 gusht-
Sivjet do të zbatohet vendimi i vjetër nxënësit nga bashkësitë etnike jo shumicë të fillojnë me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e katërt, në vend se nga klasa e parë siç ishte parashikuar me vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës të cilin Gjykata kushtetuese e pezulloi.

Urim Hasipi
Për rreth 306 mijë nxënës, nga të cilët 212 mijë filloristë dhe 94 mijë të shkollave të mesme prej nesër fillon viti shkollor 2010/2011. Për së pari herë në bankat shkollore pritet të ulen rreth 23.000 nxënës të klasës së parë.

Shkollat e mesme publike të cilat kanë vende të lira akoma regjistrojnë nxënës në vitin e parë. Në vitin 2009/2010 klasën e tetë e përfunduan 26.105 nxënës, ndërsa sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor janë siguruar 35.918 vende në shkollat e mesme publike.

Prindërit të cilët nuk do t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën e mesme në bazë të ligjit do të paguajnë dënim prej 1.000 euro, sepse arsimi i mesëm është i obligueshëm.

Edhe për vitin shkollor 2010/2011 nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm do të marin libra pa pagesë, të cilat me me vendim të ministrit resor Nikolla Todorov duhet të rishqyrtohen në mënyrë të kompletuar nga veçanërisht ekipe të formuara. Në fillim do të rivlerësohen librat nga klasa e parë deri në të pestën, e pastaj edhe të tjerat për arsim fillor dhe të mesëm.

Sivjet do të zbatohet vendimi i vjetër nxënësit nga bashkësitë etnike jo shumicë të fillojnë me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e katërt, në vend se nga klasa e parë siç ishte parashikuar me vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës të cilin Gjykata kushtetuese e pezulloi.

Për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm edhe në vitin e ri shkollor është siguruar udhëtim pa pagesë.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *