Home / Lajme / Maqedoni / Organizata humanitare ‘El Hilal’ realizoi projektin ‘Synetimi i fëmijëve 2010’

Organizata humanitare ‘El Hilal’ realizoi projektin ‘Synetimi i fëmijëve 2010’

12 gusht-
Muhamet Bilalli, nga Dega e Tetovës, theksoi se kjo është pjesë e aktivitetit të synetimit dhe deshëm që të shtrojmë një drekë karakteristike malësore për mysafirët që kanë kontribuar në këtë projek

Dreka tradicionale e Malësisë së Sharrit ishte pjesë e aktivitetit programor “Synetimi i fëmijëve 2010” të organizuar nga Organizata humanitare “El Hilal”.

Në natyrën e bukur të Sharrit, për një numër të konsiderueshëm të mysafirëve nga Bursa e Turqisë u shtrua një drekë tradicionale e malësisë, ku karakteristikë ishte flija dhe kosi i dhenve, shoqëruar me qengj të pjekur, e sigurar nga bamirësit e “El hilalit”.

Në bukurinë e natyrës pitoreske, për mysafirët jehoi kënga e vallja, jehuan zurlat e tupanët, për të treguar një mikpritje të ngrohtë vëllazërore, ashtu siç dinë të mirëpresin në këto troje. Këtë aktivitet e begatuan edhe vallet e grupit të burrave e të vajzave nga “Jehona e Malësisë së Sharit” që zbukuruan këtë eveniment dhe sollën një emocion të veçantë te publiku i pranishëm që u përcoll me duartrokitje të shpeshta.

Muhamet Bilalli, nga Dega e Tetovës, theksoi se kjo është pjesë e aktivitetit të synetimit dhe deshëm që të shtrojmë një drekë karakteristike malësore për mysafirët që kanë kontribuar në këtë projekt.

Solemntiteti qëndror “Synetimi i fëmijëve 2010” është mbajtur në parkun e Çairit, të përgatitur enkas për këtë rast, ku ishte organizuar një manifestim me program kulturor-artistik dhe fetar,me ligjërata dhe fjalime të rastit, me defilim të fëmijëve me veshje tradicionale të synetimit. Në këtë eveniment, morën pjesë me këngë dhe valle ansamblet “Karshiaka” nga Shkupi dhe “Zafer” nga Bursa, ndërsa mysafirëve iu drejtuan teologët Mustafa Kara dhe Ali Sadiku, të cilët folën për rëndësinë e këtij akti fetar dhe human.

Mysafirët i përshëndeti edhe kryetari i EL HILAL-it, Behixhudin Shehapi, kryetarët e Çairit dhe Osmangazit, Izet Mexhiti dhe Mustafa Dyndar dhe ai i qytetit Bursa, Rexhep Alltepe.
Në aktivitetin programor “Synetimi i fëmijëve 2010” të organizuar nga Organizata humanitare “El Hilal” që është aktivitet tradicional, këtë vit ishin përfshirë 200 fëmijë nga popullata ekonomikisht e rrezikuar nga Shkupi, Kumanova, Velesi dhe Prilepi.

Të gjitha shpenzimet nga projekti i sivjetëm, duke filluar nga sigurimi i rrobave për fëmijët dhe dhuratat për anëtarët e familjeve, ishin siguruar nga ana e komunës Osmangazi të Bursës, Republika e Turqisë.

Njëherit u ndanë edhe mirënjohje përkatëse për të gjithë që kontribuan për realizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje tradicionale.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *